Panorama Sport (Albania)

Alarmon virusi, Olimpiada në rrezik

Kompania e transmetim­it e shqetësuar: Nuk e dimë nëse do të bëhet aktiviteti

- ARTIN LLESHAJ

Kaosi që shkaktoi vi rusi COVID-19 siç dihet solli edhe shtyrjen me 1 vit të eventit më madhor sportiv siç janë Lojërat Olimpike, të cilat parashikoh­eshin të mbaheshin verën kaluar. Duke parë situatën e krijuar u vendos që olimpiada e Tokios të spostohej për këtë verë. Megjithatë, edhe pse data po afrohet, ende ka hije dyshime dhe paqartësi mbi këtë aktivitet, për shkak të përshkallë­zimit të gjendjes me Koronaviru­sin. Japonia dhe me konkretish­t Tokio është kthyer në epiqendër të një vale të tretë infektimes­h gjë që e vendos në rrezik të madh zhvillimin e Lojërave Olimpike. Lidhur me këtë situatë është prononcuar edhe një prej anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar, Dik Paund, i cili është gjithashtu edhe president i kompanisë së transmetim­it “Olympic Broadcasti­ng Service”. Në një intervistë për BBC, Paund shprehu shqetësimi­n për valën e tretë të virusit që po godet Japoninë, duke konfirmuar se zhvillimi i olimpiadës është në rrezik. “Nuk jemi të qartë nëse Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ do të mbahen këtë verë sepse qyteti që do t’i presë ka shpallur emergjencë­n për shkak të Koronaviru­sit. Tani problemi kryesor është vala e virusit që po godet Japoninë”, deklaroi Dik Paund. Javët e fundit shteti aziatik po goditet rëndë nga infektimet dhe duke parë këtë situatë, kryeminist­ri japonez Ioshihide Suga ka deklaruar gjendjen e emergjencë­s për 1 muaj në

Tokio si dhe në tri prefektura pranë kryeqyteti­t. Masat janë futur në fuqi ditën e djeshme, ndërsa ekspertët thonë që kjo situatë pritet të zgjasë edhe më shumë se një muaj. Një lajm aspak i mirë ky për sportin botëror e gjithashtu edhe për Shqipërinë që do të marrë pjesë në këtë event. Aktualisht të vetmit sportistë kuqezinj që janë brenda normës olimpike janë atletja Luiza Gega dhe peshëngrit­ësi Briken Calja. Sportistë që premtojnë rezultate të larta, e pse jo të sjellin edhe medaljen e parë olimpike në historinë e vendit tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania