Panorama Sport (Albania)

E papritur, Interi në shitje për 950 milionë €

-

Me nëse dhe por nuk ndërtohet historia. Megjithatë, me Smollingun dhe Xhekon ajo e Interit me siguri do të ishte përmirësua­r. Konte do t’i kishte dashur në grup, nesër do t’i ketë kundër në një sfidë kyçe në luftën për titull. Duke analizuar situatën aktuale në klubin zikaltër, vjen natyrshëm të mendosh që dy verdhekuqt­ë trajnerit leçez do t’i nevojitesh­in si buka. Referimi i parë është për të shumëkërku­arin zëvendës të Lukakut. Interit i mungon një sulmues me peshë që të mund t’i japë frymëmarrj­e belgut, siç ka treguar kohët e fundit transferta në Xhenova kundër Sampdorias. Boshnjaku do të kishte qenë luks, por edhe në prapavijë Konte duhet të regjistroj­ë disa probleme, përveçse një repart të paktë në numër dhe anglezi do të ishte dashur. LIDERË - Smolling dhe Xheko do të jenë me siguri pjesë e ndeshjes dhe prej tyre kalojnë shumë prej ambicieve të

Romës së Fonsekës. Nuk mund të jetë ndryshe: sulmuesi shënon me vazhdimësi (7 në 13 prezenca në këtë kampionat) dhe është lideri i verdhekuqv­e, londinezi ka luajtur shtatë ndeshjet e fundit (katër si titullar) pas problemeve fizike në fillim të sezonit. Pa praninë e tij Roma ka luajtur pesë herë

këtë vit në Serinë A, duke pësuar katër gola nga Napoli dhe tre nga Milani. Anglezi ishte pjesë e disfatës së Bergamos, por nga ai moment lojtarët e Fonsekës janë rikthyer të shtyjnë me nëntë pikë mes Kaljarit, Sampit dhe Krotones. Sfida kundër Interit është më klasikja nga provat e

pjekurisë. Në përballje të tilla, mbështetja te dy elementë si Smolling dhe Xheko mund të bëjë gjithë ndryshimin.

DYSHE GOLASH — Zëvendës i Lukakut, po. Megjithatë, Xheko mund të zbarkonte në Milano së bashku me belgun, duke formuar një dyshe ëndrrash dhe në mënyrë potenciale vështirë për t’u markuar. Pa harruar Lautaron. Në verën e parë me Konten në stolin e Interit, klubi kishte si objektiv të deklaruar rinovimin e sulmit. Arsyeja ka një emër të përpiktë: Mauro Ikardin. Por, boshnjaku vendosi të qëndrojë në Romë, duke zgjuar Konten nga ëndrra për të pasur “dy kullat” në sulm. Kushedi si do të kishte ndryshuar muzika. Vitin e kaluar Interi ka mundur të mbështetet thuajse vetëm te “Lula”, duke parë problemet e Sançezit, këtë vit mungesat e belgut kanë peshuar, mungon një alternativ­ë e vërtetë me peshë, nga fillimi ose gjatë ndeshjes.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania