Panorama Sport (Albania)

Humbje dramatike, Bajerni përmbyset nga 0-2 në 3-2

“Dhelprat” dhurojnë spektakël dhe konfirmojn­ë amnezitë defensive të skuadrës së Flikut

-

Bajerni u mund me re zultatin 3-2 në Glad bah duke pësuar humbjen e dytë në këtë sezon. Skuadra e Hansi Flikut edhe pse kaloi e para në avantazh të dy golave, u përmbys nga një super Gladbah, i cili u dha leksion kampionëve të Gjermanisë dhe të Europës, tre muaj pas disfatës së parë.

PJESA E PARË - Bavarezët fituan menjëherë të drejtën e një 11-metërshi teksa Nojhaus i Gladbahut preku topin me dorë brenda zonës. Arbitri në fillim hezitoi, por më pas me ndihmën e VAR, arriti të akordonte penallti për Bajernin. Robert Levandovsk­i nuk gaboi nga pika e bardhë duke dërguar skuadrën e tij në avantazh. Vetëm 6 minuta më vonë ishte Leon Gorecka i cili me një goditje të fortë nga jashtë zonës dyfishoi shifrat për skuadrën kampione. Teksa ndeshja u duke mbyllur për bavarezët, vendësit u hodhën në sulm për të shënuar goli e parë i cili do të rihapte ndeshjen. Në minutën e 36-të Lars Shtindl mposhti Nojerin nga renda zonës me një goditje të fortë duke rihapur takimin për Gladbahun. Në fundin e pjesës së parë Joas Hofman doli i vetëm përball Nojerit duke mposhtur këtë të fundit dhe shënoi golin e 2-2. Goli u quajt i rregullt pasi VAR kontrolloi për një pozicion të mundshëm jashtë loje të lojtarit vendës. Pas atij episodi u mbyll edhe pjesa e parë që dhuroi spektakël për tifozët që e ndoqën ndeshjen nga ekrani.

PJESA E DYTË - Ishin sërish vendësit që shënuan në startin e pjesës së dytë. Florian Nojhaus goditi saktë brenda zonës duke mposhtur kapitenin Manuel Nojer për herë të tretë në 49 minuta lojë. Bavarezët u dukën të pafuqishëm për të reaguar dhe kjo për meritë të kundërshta­rit i cili i la pak hapësira skuadrës së Hansi Flikut, e cila ndryshoi totalisht me atë që ishte në pjesën e parë. Në minutën e 70’, ishte David Alaba që provoi me një goditje nga jashtë zone, por topi u ndal nga një prej mbrojtësve vendës. Shtatë minuta më vonë ishte Kimish ai që tentoi nga një goditje dënimi, por Zomer ishte në pozicion duke mos lejuar sferën të prekte rrjetën. Bajerni rriti presionin drejt portës së vendësve duke tentuar disa herë me anë të Alfonso Derjvisit i cili në dy goditje drejt portës u bllokua nga mbrojtja. Teksa minutat kalonin, presioni u rrit te skuadra bavareze e cila u mundua deri në fund për të

barazuar rezultatin, por pa sukses. Bavarezët edhe pse u mundën, për herë të dytë në këtë sezon, vazhdojnë të jenë në vendin e parë me 33 pikë në 15 ndeshje, ndonëse një fitore e Lajpcigut sot ndaj Dortmundit do t’i zbriste kampionët në vendin e dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania