Panorama Sport (Albania)

Duro për revansh, Vesel Limaj bëhet çështje te Kukësi

“Fitorja sot i bën shumë mirë ecurisë së Laçit”

- ILIR CARA

Shpëtim Duro, si tra jner i Laçit, ka fituar përballjet si ish ndaj Vllaznisë dhe Partizanit e këtë gjë pret edhe sot ndaj Kukësit, sukses të cilin e kërkon për rikuperimi­n e situatës së ekipit që drejton, jo si “hakmarrje” ndaj verilindor­ëve që e larguan vjet. Për Duron fitorja ndaj Kukësit i bën shumë mirë ekipit. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport” trajneri vlerëson nxënësin e tij që drejton Kukësin, Rraman Hallaçi, por që kërkon ta mundë në fushë. Duro vijon të ketë besim tek ekipi që ka dhe nuk pret asgjë nga merkatoja.

Një tjetër ndeshje e vështirë, prisni Kukësin…

Të gjitha ndeshjet janë të vështira në Superiore, por ndaj ekipeve si Partizani apo Kukësi, vështirësi­a bëhet edhe më e lartë. Të gjitha janë të vështira, duhet të rikuperojm­ë pikët e lëna në fillim.

Sa ju ndihmon fitoja me Partizanin ndaj Kukësit?

Për sa kohë e drejtoj Laçin, ekipi ka kryer ndeshje shumë të mira, me përjashtim të Kastriotit ku u mundëm. Edhe në këtë takim luajtëm shumë mirë, por nuk na ndihmoi fati në fund. Ndërsa ndaj Partizanit ishte një ndeshje shumë pozitive për ne, jo vetëm nga rezultati, por edhe nga loja që zhvilluam. Kjo tregon se Laçi ka potencial, pasi kur je superior ndaj Partizanit, të ndihmon shumë edhe për ndeshjen e radhës.

Përballjet e para si ish-trajner në krye të skuadrës kurbinase i keni fituar. Shpresoni që ta ruani këtë ecuri edhe ndaj Kukësit?

Me Partizanin gjithmonë kam dalë fitues si ish. Të shikojmë tani. Dëshira ime është. Duhet ta respektojm­ë kundërshta­rin, pavarësish­t rezultatev­e të fundit. Kukësi do vlerësim maksimal, ka lojtarë cilësorë dhe nëse nuk je i kujdesshëm, mund të gabosh. Vlerësimi ynë për Kukësin është maksimal. Shpresoj që si ish ta fitoj.

A keni ndonjë motiv shtesë që e kërkoni fitoren si ish, duke iu referuar largimit të parakohshë­m vjet nga pankina e Kukësit?

Kudo që kam punuar, kam treguar profesiona­lizëm dhe seriozitet. Më erdhi keq që e përfundova para kohe me Kukësin, pasi ishim në pozita kryesuese dhe brenda objektivav­e për Kupë e kampionat dhe isha i bindur se do

të realizohes­hin. Kështu e ka profesioni ynë dhe nuk kam asnjë lloj problemi. Jam i qetë dhe e di gjithë ambienti punën që kemi bërë te Kukësi sezonin e kaluar me gjithë stafin. Kam punuar me profesiona­lizëm, ndaj nuk kam asnjë inat apo problem me Kukësin.

Tani te Kukësi i bie të përballesh si koleg me një ishnxënësi­n tuaj si lojtar, Rraman Hallaçi ....

Hallaçi është ish-lojtari im. Kam qenë unë që në moshën 18-vjeçare e kam afruar te Partizani nga shkolla e futbollit. Për Hallaçin kam respekt jo vetëm si ish-lojtar, por edhe si

njeri, një djalë i shkëlqyesh­ëm. Sigurisht që tani jemi në pozita të kundërta, ku secili do që ta fitojë ndeshjen për hesapin e tij. Le t’ia lëmë fushës.

Ndaj Partizanit bëtë disa lëvizje, ku Mazrekaj ishte titullar dhe Xhixha në stol. A priten surpriza në rreshtim edhe ndaj Kukësit?

Nuk jemi të plotë, na mungon një nga pikat më të forta, Obanor. Ende nuk po e gëzoj Nuabuezen, për arsye shëndetëso­re. Janë dy pika të forta, por kemi alternativ­a dhe jam i bindur që do t’i zëvendësoj­në si duhet edhe ndaj Kukësit. Kemi Harmonin që

nën drejtimin tim po bën mirë te Laçi. Të shikojmë deri para ndeshjes dhe do të veprojmë si me Partizanin, kur në fund aktivizuam Mazrekajn, ku kisha bindje se do të bënte më të mirën. Kemi grup shumë të mirë, të ekuilibrua­r, por në sfida të veçanta mund të bëjmë edhe lëvizje. Për mua rëndësi ka grupi.

Keni thënë se në merkato do të ndërhyni vetëm për të zëvendësua­r të larguarit. Do ta bëni këtë gjë pas ikjes së Tekos dhe Rapos?

Nuk kam nevojë fare për lojtarë të tjerë. Ata që u larguan, ishin të mirë, por lëvizën se nuk kishin hapësira dhe me mirëkuptim ndërpremë bashkëpuni­min. Grupi është i plotë nëse Nuabueze do të jetë forcë reale. Shpresoj që nga java tjetër të kalojë problemet shëndetëso­re. Merkaton nuk e mendoj fare nëse Nuabueze do të bëhet 100% gati.

Keni shpresë që do ta keni

Nuabuezen për pjesën e dytë të sezonit?

Ai është nën kontratë deri në qershor. Presim të rikuperohe­t shumë shpejt, por si periudhë merkatoje, nëse ka ndonjë ofertë që e ndihmon klubin financiari­sht, edhe mund të ndodhë largimi. Unë dua ta gëzoj këtë lojtar që me kontributi­n tim u afrua edhe në Kosovë te Drita.

A është Kukësi barometër për ngjitjen e Laçit dhe objektivat?

Unë nuk jam me fat, pasi dihet se Laçi në fillim të kampionati­t ka lënë shumë pikë, kështu që duhet rikuperuar kjo pjesë. Kemi fituar me Vllazninë dhe Partizanin, shpresoj që të mundim edhe Kukësin. Pa dyshim që një fitore me Kukësin do të na bëjë shumë mirë për ecurinë. Tani besoj se edhe unë, por edhe lojtarët e njohim më mirë njëritjetr­in dhe të konkretizo­jmë punën stërvitore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania