Panorama Sport (Albania)

Daja kthen Melon titullar: Ja plani për merkaton

Trajneri konfirmon afrimin e Zhuniorit dhe Muratajt, Solomon pranon negociatat me azerët

- VERONIK ISTREFAJ

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, u rikthye në konferenca­t e zakonshme për shtyp para sfidave të Superiores, pasi pati munguar për një periudhë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetëso­re. Në vigjilje të takimit kundër Apolonisë, Daja foli për sfidën ndaj fierakëve, por më shumë u ndalua te merkatoja, si në afrime, ashtu dhe në...

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, u rikthye në kon ferencat e zakonshme për shtyp para sfidave të Superiores, pasi pati munguar për një periudhë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetëso­re. Në vigjilje të takimit kundër Apolonisë, Daja foli për sfidën ndaj fierakëve, por më shumë u ndalua te merkatoja, si në afrime, ashtu dhe në largime. Sa u takon afrimeve, Daja konfirmoi firmat e Stenio Zhunior dhe Valentino Muratajt, si dhe u shpreh se nuk do t'i thotë "jo" ofertave për lojtarë si Asani dhe Solomon, pasi duhen ruajtur bilancet e klubit.

ZHBLLOKIMI

I MERKATOS - "Më kujtohet shprehja 'ishim mirë kur ishim keq'. Merkato e janarit nuk të krijon shumë hapësira, megjithëse kemi bërë dy goditje sapo kemi marrë lajmin e zhbllokimi­t të merkatos. Kemi piketuar disa pozicione. Duam të dublojmë rolet sepse ky është problemi më i madh. Kampionati ka shumë ndeshje për të zhvilluar". RRITJA E PRESIONIT - "Të drejtosh Partizanin, do të thotë të kesh presion për shkak të pritshmëri­ve maksimale. Partizani është një nga klubet më të titulluara në Shqipëri. E dyta, nuk e kemi atë presion në vete. Edhe tek ekipet e tjera që kam drejtuar që kanë pasur problemati­ka të tjera, nuk ka qenë kjo gjë. Nuk jam nga ata trajnerë që justifikoh­em. Kërkoj të marr maksimumin me kontingjen­tin që kam. Është lajm i mirë zhbllokimi i merkatos. Kemi bërë më shumë se një fazë kampionati. 3/4 e sezonit nuk është zhvilluar, do të thotë se ndeshjet do jenë të ngjeshura. Në këtë periudhë edhe terrenet rëndohen. Uroj që dëmtimet t'i kemi sa më pak. Merkato e janarit do të zhvillohet me një formatim të gjerë të ekipit. Të dublojmë rolet me lojtarë që janë të përshtatsh­ëm për Partizanin". PËRFORCIME­T

NË MBROJTJE - "Deri tani, kemi dy lojtarë të afruar, njëri mesfushor me tipare sulmuese dhe një sulmues i pastër. Pavarësish­t se kemi katër mbrojtës, do të gjejmë mundësi të përforcojm­ë mbrojtjen, por të mos nxitohemi më tej që të na kushtojnë dhe në kosto e cilësi". SOLOMON, LUKAS DHE ASANI - "Këta futbollist­ë janë nën kontratë me Partizanin. Do të jetë një politikë e klubit për të shqyrtuar dhe kërkesat në dalje. Të mos kemi një Partizan vetëm sot për sot, por dhe të kemi një garanci për të ardhmen. Klubi duhet të shikojë dhe bilancet. Nuk mund të bëjmë shpenzime pa fund. Kur përmendim emra, të kemi kujdes. Kur marrim një bonus financiar dhe futbollist­i mund të rritet në mënyrë individual­e, mund të bëhet merkato në dalje".

MUNGESAT - "Interesin e kemi të përforcohe­mi te mbrojtja. Kemi vetëm 4 mbrojtës natyralë. Me Laçin e vuajtëm mungesën e Hakajt dhe përshtatëm një lojtar me tipare sulmuese, Ballën. Belica është mungesë e madhe sepse është zv.kapiteni jonë. Belicën e kemi mbuluar me Brojën, i cili është në pozicion natyral mesfushor. Këto prurje duhet të jenë të studiuara dhe që hapësira e gabimit të jetë sa më e vogël sepse futbolli është sport subjektiv. Ndonjëherë do ketë dhe gabime, por rëndësi ka që të bëhen sa më pak".

AFRIMET DHE

TRATATIVAT - "Dy lojtarët e afruar janë Zhunior dhe Murataj. Emrat që janë në bisedime nuk mund t'i them sepse nuk më lejohet. Jam trajneri i Partizanit, gjithçka bëhet zyrtare dhe vendoset në momentin kur hidhet firma. Disa të tjera janë pista. Ndërsa, dy që thamë janë zyrtare". HUMBJA ME LAÇIN - "Kishim një rezultat negativ, por erdhëm pas rezultatev­e pozitive. Nuk do të kemi ndryshime të mëdha sepse është gati po ai kontingjen­t që mbylli sezonin e kaluar. Afrimet ende s'janë pjesë e ekipit. Edhe po të ishin, kontingjen­ti është pak më i freskët dhe nuk do të ketë ndryshime. Skuadra vjen pas tre ditësh nga Viti i Ri, shpresoj se kemi rikuperuar energji dhe do të jetë ndryshe nga takimet e vitit të kaluar".

APOLONIA - "Çdo staf ka ndryshimin e vet. E kemi studiuar ekipin duke u nisur nga lojtarët. Manovrën do ta shikojmë në ndeshje. çdo staf. Gjatë ndeshjes, të lexojmë dhe çfarë bën kundërshta­ri në të dyja fazat e lojës".

BILANCI ME

APOLONINË - "Po të mendonim se e kemi fituar takimin, do gabonim. Çdo ndeshje ka specifikën e vet. Çdo staf i ri sjell ndryshime. Në Shqipëri nuk ka shumë diferenca. Duhet të shkojmë me sakrificë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania