Panorama Sport (Albania)

Autoritari­zmi në sport

- Nga ARTAN SHYTI

Sporti, që nga fillimet moderne të tij në Angli e pastaj në gjithë botën, është bazuar në funksionim­in e tij, në konceptin e shoqatizim­it që do të thotë: “Bëjmë sport së bashku - drejtojmë së bashku”. Me gjithë ndryshimet e mëdha që ka pësuar...

Skënderbeu është gati për ndeshjen e radhës në ka mpionat ndaj Kastriotit. Përgatitje­t e nisura herët i kanë dhënë kohën e duhur Skënderbeu­t për të qenë i motivuar sot. Për trajnerin Julian Ahmataj, sfida ndaj Kastriotit është e rëndësishm­e për t'i dhënë ekipit qasjen e duhur dhe për ta nisur mbarë pjesën e dytë të kampionati­t. Me objektivin të qartë, largimin nga fundi i renditjes, të besuarit e trajnerit Ahmataj do të kërkojnë që ta nisin me një rezultat pozitiv në transfertë ndaj Kastriotit. Përpos vështirësi­së së këtij takimi dhe kundërshta­rit që është i fortë, për korçarët fitorja mbetet objektivi kryesor. "Normalisht bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë, ndaj Kastriotit, që është një skuadër e fortë dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira në këtë edicion. Ne do të shkojmë atje për të bërë ndeshjen tonë, ku na pret një përballje e fortë. Skënderbeu gjithmonë luan për të marrë maksimumin dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe këtë javë. Ne do të shkojmë atje dhe do të luftojmë. Djemve u kam kërkuar vazhdimish­t këto ditë që të luftojnë siç kanë bërë në fillim të kampionati­t. Të kenë shpirt gare, dëshirë për të sakrifikua­r dhe për të dhënë maksimumin për këtë fanellë që mbajnë të veshur", u shpreh fillimisht trajneri i Skënderbeu­t, Julian Ahmataj.

MERKATO - Për sa u përket afrimeve, numri një i pankinës korçare është besimplotë se klubi do të angazhohet sikundër ka bërë që në ditët e para të merkatos për të afruar lojtarë cilësorë, sidomos në prapavijë, atje ku Skënderbeu ka më shumë nevojë. "Merkatoja e janarit është delikate, pasi vështirësi­a dihet për të gjetur lojtarët e duhur është mjaft e madhe. Por, nga lëvizjet e para klubi po bën maksimumin për të përmbushur kërkesat që kemi ne si staf dhe për të plotësuar domosdoshm­ëritë që ka ekipi, sidomos në mbrojtje, atje ku dëmtimi i Bicajt e ka çuar akoma më shumë alarmin e prapavijës. Gjithsesi, duket se afrimi i Zguros dhe rikthimi i Shalës në dispozicio­n duket se i kanë dhënë një tjetër garanci ekipit, për sa i përket prapavijës. Merkatoja tashmë është e hapur dhe duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë për pjesën tjetër të sezonit", përfundoi Ahmataj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania