Panorama Sport (Albania)

Kur 17 Nëntori bënte histori në volejboll dhe lojtaret qanin për orët turke

Vajzat e drejtuara nga Dojaka dhe Hoti kalonin turin e parë

- Nga UVIL ZAJMI

Efutur në një kënd të historisë së vole jbollit shqiptar të vajzave, 17 Nën tori-fenerbahçe e luajtur 51 vite më arë, në janarin e 1969-ës në Kupën e Kamioneve, një konkurrimi­n europian me klube, ë befason kur mëson si ai debutim ka regjisruar dy fitore magjike në Tiranë e Stamboll. Një triumf në kufijtë e të pabesueshm­es për ohën, rrethanat, diferencat në kushte, por dhe shumë të tjera. Një start që do të nisë me 7 Nëntorin e Harun Dojakës, të Fahrije Hotit, elimit (Verria), Kondos, Pelingut, Azemit, Qatos, Fotos, Bytyçit, Priftit etj., një plejadë e hkëlqyer, në tentativë për një ndryshim esncial. Mungon përvoja europiane në të tilla ivele madhore, por ai do të ishte një ballafaim për të gjykuar e parë realisht nivelin e olejbollit shqiptar të femrave. “Kjo pjesëmarje na e bëri akoma më të qartë rrugën që duet ndjekur në të ardhmen”, shkruajnë speialistë­t e kohës te “Sporti”. “Panorama port” i rikthehet asaj sfide sportive, duke iu eferuar njërës prej volejbolli­steve protagoist­e, Urani Kondo, me rrëfimin e jashtëzaon­shëm ndërmjet kujtimeve unike të saj.

Turi i parë, përballë kampionet e Turisë, 17 Nëntori - Fenerbahçe 3-0 (15-11, 15, 15-12)

E shpallur kampione në atë sezon, 17 Nënori i drejtuar nga tekniku Harun Dojaka, për ebutimin në këtë trofe nis grumbullim­in dhe tërvitja është intensive. Kërkohet përgatitje izike dhe teknike. Në prag të takimit merren i përforcim Engjëllush­e Qato nga Tomori; asha Azemi, Valentina Foto dhe Urani Kono nga Studenti, si dhe Lumnije Pelingu nga Vllaznia. Më pas ndeshja: Ka qenë fillimi i anarit, e diel pasdite, një pallat sporti i tejmushur. Ishte kjo atmosfera që parapriu deutimin e tiranaseve në volejbolli­n kontinenal për femra. Para fillimit të ndeshjes, pas injalit të gjyqtarit italian Primo Olivi, në ushë u rreshtua skuadra e djemve të Dinamos, në pritje për të luajtur në Kupën e Kamioneve me ekipin turk Muhafiz Gucu. Për mosparaqit­je të turqve, në bazë të rregullore­s, Dinamo u kualifikua për 1/8 e finales. Pas ësaj, në fushë, zbresin vajzat:

17 Nëntori: F Hoti, I. Pelingu. V. Selimi Veria), U. Kondo. V. Foto, S. Azemi. U aktivzuan: R. Bytyçi, E. Qato.

Fenerbahçe: A. Koc, P. Tangyr, A. Asteli, . Bora, S. Koc, I. Donmez.

Arbitër: L. Asimoviç (Jugosllavi), Ismet hepa (Shqipëri)

Nga “Sporti” lexojmë: “Seti i parë ishte eti i një prove të pritur pak me ankth nga ojtaret tona. Ato zhvillonin aktiviteti­n e tyre ë parë ndërkombët­ar. Nga lëvizjet e para në ushë, dukej se ato ishin mjaft të impresionu­ra. Spektatorë­t e kuptonin drejt çdo veprim ë mirë apo të dobët në fushë, por i duartroitë­n, e inkurajuan skuadrën, pa marrë paraysh lojën që ajo bënte dhe asnjëherë nuk e ortuan. Një planzhon i bukur i Pelingut, një juajte e fortë e Hotit japin pikët e para të deshjes. 2-2, më pas 3-3 dhe 4-4. Për disa aste loja kalon në favor të skuadrës turke, ojtaret shqiptare humbasin pritje e gjuajtje. ezultati 8-5 për turket, me dy gjuajte me ojtaren me numrin 6, që ishte më e mira. Dy ikë të Azemit, 7-8 pastaj 8-8, 10-8, 12-10, 140 dhe 15-11 mbyllet i pari. Seti i dytë: Fillim mirë. Hoti luan pa frikë dhe me zgjuarsi, uke i dhënë skuadrës 3 pikë. Nga 3-1, në 51

dhe 7-1. Në fushë është vetëm një skuadër. Me sa impenjim fitohen 7 pikë, me aq lehtësi humbasim. Dhe, nga 7-2 në 7-4 e 8-5. Por shpejt nis ngjitja dhe nga 8-5 në 10-6, pastaj në 13-7, luhet pa gabime. Seti i dytë mbyllet me një pritje akrobatike të Azemit, e ndjekur më pas nga dy gjuajtje të Hotit dhe 15-7. Seti i tretë: Kalojmë shpejt në avantazh 4-2, 6-2 me gjuajtje të forta të Pelingut e Fotos. Tri pikë radhazi të Fenerbahçe­s dhe 8-5 për 17 Nëntorin. Një ngecje e bukur e Hotit, një gjuajtje e Pelingut, dhe 9-7. Sërish Azemi 11-8, dhe 149. Vijnë tri pikë nga turket pasi shqiptaret lëshojnë. Më në fund, 15-12 dhe 3-0 finale. Ka shpresë për rezultat pozitiv në Turqi dhe aq më shumë për një kualifikim të mundshëm. Bilanci i pikëve është: 45-30. Por, në Stamboll nuk do të shërbejnë as pikët. Kjo, pasi fitoren, kualifikim­in, do ta vendosin setet”.

Kthimi: Fenerbahçe – 17 Nëntori 2-3 (157, 15-13, 10-15, 13-15, 2-15)

Surpriza e Stambollit:

Nga 2-0 në 3-2 për tiranaset!

Kjo është faqja e dytë e këtij rrugëtimi të saponisur për vajzat e klubeve shqiptare në Europë. Fitore edhe në Turqi dhe kualifikim i madh i merituar.

STAMBOLL, E DIEL 19 JANAR Fenerbahçe - 17 Nëntori 2-3 Fenerbahçe: A. Koc, F. Menesku, P. Tangyr, A. Asteli, S. Bora, S. Koc, I. Donmez. 17 Nëntori: F Hoti, I. Pelingu. V. Selimi, U. Kondo. V. Foto, S. Azemi. (U aktivizuan R. Bytyçi, E. Qato).

Arbitër: D. Fidelius (Rum)

Po nga “Sporti” lexojmë: “Loja nis me vendëset në kërkim të pikëve kualifikue­se, që fitojnë dy setet e para me rezultatin 15-7 dhe 15-13. Ndërsa tentojnë të marrin edhe të tretin, vajzave të 17 Nëntorit u duhet të shënojnë detyrimish­t 11 pikë për të siguruar kualifikim­in, pasi janë në kuotën e 20 pikëve. Por volejbolli­stet shqiptare do të shfaqen më të mobilizuar­a dhe më të vendosura, duke fituar setin e tretë 15-10 që i garanton kualifikim. Por, asgjë nuk do të ndalet këtu. Ato do të marrin edhe të katërtin ndonëse ka rivalitet, por 15 -13 për 17 Nëntorin dhe 2-2. I treti është tejet spektakola­r. Të eliminuara dhe të dorëzuara, vajzat turke e kanë humbur orientimin dhe nga 14-0, në 15-2. Mbrojtja jonë i neutralizo­i gjuajtjet e nr.6 dhe nr.1 Aishet Koc dhe Meneseu. Kjo e fundit rumune, e gjatë 1.90 metra dhe që nuk luajti këtu. Gjatë këtij seti u dalluan sidomos Pelingu, Qato, Foti si dhe pasueset. Spektatorë­t turq duartrokit­ën lojën e bukur të volejbolli­steve tona. Përfundimi­sht 3-2, fitohet ai takim dhe me shifrat finale 6-2 me sete. Në raundin e dytë, tiranaset do të ndeshen me rumunet e Rapid të Bukureshti­t. Një tjetër skuadër ballkanase, por shumë më e fortë se Fenerbahçe. Pas takimit, trajneri Dojaka do të deklaronte: ‘Ekipi ynë pati akoma rezerva për lojë më të mirë. Skuadra turke luante në fushën e vet, nuk ishte e emocionuar dhe kishte 2 sete në favor të saj. Por besimi i madh në fitore, bëri që skuadra jonë të paraqitej me epërsi në të gjitha drejtimet’. Ndërsa kapitenia Fahrie Hoti u shpreh: ‘Unë isha e sëmurë, prandaj nuk po flas për veten time. Të gjitha shoqet e mia luajtën mirë dhe në mënyrë të veçantë Pelingu. Në dy setet e para ishim të hutuar, hera e parë që luanim jashtë atdheut tonë. Seti i pestë ishte krejtësish­t yni’”.

Turi i dytë, shkurt 1969, dy humbje të thella me kampionet e Rumanisë

17 Nëntori - Rapid 0-3 (6-15, 4-15, 5-15)

Kthimi: Rapid - 17 Nëntori 3-0 (15-0, 155, 15-2)

Pallati i sportit “Partizani”

17 Nëntori - Rapid 0-3 (6-15, 4-15, 5-15).

17 Nëntori: Hoti, Pleinku, Verria, Azemi, Qato, Foto. U aktivizuan edhe Kondo, Bytyçi, Qerreshnik­u e Prifti.

Rapid: Sekeli, Floresku, Baga, Cezan, Tudora, Rabac.

Arbitër: M. Dimitrov (Bullgari) dhe Andra Xhori (Shqipëri)

“Që në fillim u duk se 17 Nëntori nuk luan i qetë. Bëhen gabime në pritjen e shërbimit, sulmi, blloku nuk organizohe­n mirë. Skuadra jonë nuk është në gjendje t’i bëjë ballë sulmit të fuqishëm të Rapidit. Rezultati arrtin në 0-8. Publiku inkurajon nxehtësish­t. Volejbolli­stet tona sikur e marrin veten, dhe 4-9. Por 17 Nëntori nuk e ruan ritmin. Qato humbet shërbimin, Bytyçi gabon në pasime dhe seti i parë mbaron 15-6 për rumunët. Në të dytin, 17 Nëntori shënon pikën e parë, por rumunet komandojnë 5-2, 6-2, 7-2 ndërsa vendëset gozhdohet në vend. Mbrojtja bëhet me shumë vështirësi, pritja e shërbimit është e dobët, lojtaret qëndrojnë të hapura dhe sulmi është i zbehtë. Rapid fiton 15-4. Në setin e tretë, skuadra jonë luan me gabime që e detyrojnë trajnerin të bëjë disa ndërrime. Selimi, Pelingu e Qato zëvendësoh­en me Bytyçin, Qershnikun e Priftin. Nga shifrat 4-0 për Rapidin rezultati barazohet në 5-5. Rapidi sulmon me gjakftohtë­si, duke ngecur e sulmuar në qendër, gërshetuar sulmin e shpejtë me anë të Floreskut e sulmin gradual. 15-7 dhe përfundimi­sht 3-0", përfundon “Sporti”. Pas një jave, në pallatin e sportit “Xhujeski” në Bukuresht, Rapid - 17 Nëntori 3-0 (15-0, 15-5, 15-2)

 ??  ??
 ??  ?? Para nisjes për në Stamboll, nga e majta: H. Dojaka (Tr). F. Hoti, U. Kondo, E. Qereshniku, L. Pelingu, R. Bytyçi, J. Paloka (zv.trajner). Ulur majtas: S. Azemi, V. Foto, Z. Vako, V. Selimi, L. Terezi
Para nisjes për në Stamboll, nga e majta: H. Dojaka (Tr). F. Hoti, U. Kondo, E. Qereshniku, L. Pelingu, R. Bytyçi, J. Paloka (zv.trajner). Ulur majtas: S. Azemi, V. Foto, Z. Vako, V. Selimi, L. Terezi
 ?? (Foto arkiv UBM) ?? 17 Nëntori në Stamboll
(Foto arkiv UBM) 17 Nëntori në Stamboll
 ?? (Foto arkiv UBM) ?? Në Stamboll, në darkën zyrtare, nga e djathta: Pelingu, Selimi, Hoti, Kondo, Azemi, Foto, Vako
(Foto arkiv UBM) Në Stamboll, në darkën zyrtare, nga e djathta: Pelingu, Selimi, Hoti, Kondo, Azemi, Foto, Vako
 ??  ?? 17 Nëntori: Dojaka, Hoti, Prifti, Foto, Kondo, Pelingu, Azemi, Bytyçi, Selimi, Qereshniku, V. Dashi, A. Prifti, Vako, Terezi
17 Nëntori: Dojaka, Hoti, Prifti, Foto, Kondo, Pelingu, Azemi, Bytyçi, Selimi, Qereshniku, V. Dashi, A. Prifti, Vako, Terezi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania