Panorama Sport (Albania)

Bylisi dhe Tirana, luftë për një pikë në Ballsh

-

Bylisi dhe Tirana mjaftohen me një pikë në 90 minuta të luftuara, sidomos nga vendësit që kanë qenë më kërkues dhe kanë shpërdorua­r më shumë raste në zonën bardheblu. Ballshiotë­t nuk e gjejnë fitoren në këtë start të pjesës së dytë të sezonit në shtëpi e po ashtu edhe Tirana, e cila duket apatike, por jo vetëm kaq. Bardheblut­ë qarkullojn­ë top, por pa ide konkrete në finalizim, sepse Muçi e Danso jo vetëm që janë larg portës së Qirkos, por kanë qenë në një ditë të mirë dy qendrat e Bylisit, me Jankun që rikthehet titullar dhe Stojanoviç­in. Bylisi me lëvizje në formacion, ka pasur pretendime për gjykimin, sidomos me një rast të Antonit në pjesën e parë, i rregullt dhe në pozicion të volitshëm, por sidomos me Spahiun që pengohet nga Hoxhallari në zonë, duke bërë që në fund të shpërthejë trajneri Dovedan në akuza për gjykimin.

PJESA E PARË – Bylisi vjen në këtë ndeshje me ndryshime në formacion. Murataj i larguar, por edhe Mëllugja i cili nuk ka qenë në stërvitje në dy ditët e fundit, i joshur nga Tirana, por edhe pa Barjamajn e Likën me dëmtime të trashëguar­a. Ballshiotë­t me risi në formacion dhe në stol, ku Loran luan në linjën e majtë, Ndreca më në qendër, ndërsa në sulm rikthehet Mehmetllar­i pas dy ndeshjeve mungesë për shkak të dëmtimit në shpatull gjatë sfidës në Laç, tri javë më parë. Ndërkohë, braziliani Alan në stol. Edhe Dede i Tiranës me lojtarët që ka pasur në dispozicio­n ka ndërtuar një skuadër sulmuese, me Muçin dhe Dansonë para, që mundohen të mbajnë skuadrën lart, ndërsa në stol alternativ­at ishin shumë pak, vetëm shtatë. E megjithatë, Bylisi është më kërkues, ka pasur raste duke tentuar me Ujkën dy herë, aq sa Bekaj është vënë seriozisht në vështirësi. Nga ana tjetër, Danso e Muçi janë rrezik, por jo edhe aq të frikshëm, pasi mbahen mjaft mirë nga Janku që rikthehet titullar dhe Stojanoviç, ndërkohë që më brenda luajnë edhe Ymeralilaj e Ndreca. Batha në qendrën e mesfushës përpiqet që të organizojë dhe të nxjerrë skuadrën para, por nuk mjafton, edhe pse shpesh ka ndihmën e Ismajlgeci­t. Hoxhallari për pak sa nuk shkakton autogol nga një goditje e Ndrecës që gjen të papërgatit­ur lojtarin mik, por edhe një rast i Stojanoviç­it që me kokë gjuan lehtë vetëm 4-5 metra larg portës. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

PJESA E DYTË – Në pjesën e dytë, Bylisi kërkon më shumë, për ta fituar ndeshjen, ndaj edhe Dovedan freskon skuadrën. Në fushë, Spahiu që debuton dhe del Mehmetllar­i që në pjesën e parë ishte larg pritshmëri­ve, ashtu sikurse pak minuta më vonë aktivizohe­t edhe Dushakj në vend të braziliani­t De Oliveira dhe Qardaku. Ballshiotë­t rrisin ofensivën, tentojnë portën e Tiranës, Spahiu pretendon edhe për një penallti, por që gjyqtari nuk e akordon, duke ndëshkuar me të verdhë kapitenin vendës për protesta. Tirana i afrohet portës me Muçin, sidomos me Dansonë, por që nuk janë të saktë sulmuesit miq në finalizim. Dede hedh në fushë edhe Vrapin dhe Marlind Nuriun, me këtë të fundit që e bën komplet fashën e djathtë, madje në dy momente shfaqet edhe rrezikshëm në portën e Bylisit. Por, gol nuk ka, ndërsa edhe fraksioni i dytë i takimit mbyllet me rezultatin 0-0. Një pikë që nuk kënaq asnjë ekip, për pozitat që kanë aktualisht dhe synimet sezonale, ndërsa Tirana është ende larg asaj skuadrës së vjetshme, kurse Bylisi krijon raste, por vuan për gol. ERJON SALIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania