Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu tenton Likën, FIFA mban në ankth klubin

Afrimet kanë stabilizua­r mbrojtjen, nevojë për... eksperienc­ë

- LLAZI SARO

Me zyrtarizim­in e katër afrimeve të para në këtë merkato duket se Skënderbeu ka nisur periudhën e përforcimi­t të ekipit dhe pritshmëri­së për të dalë nga kriza e rezultatev­e dhe fundit të renditjes. Duke u ndalur tek afrimet, pritet që trajneri Julian Ahmataj të lehtësojë vështirësi­të e mëdha që ka pasur në prapavijë në pjesën e parë të kampionati­t. Zguro, Abei, Sadriu dhe Bajrami duket se i japin numrat e kërkuar trajnerit bardhekuq për forcimin e repartit difensiv, i cili ka qenë më i kritikuari gjatë kësaj periudhe. Duke i shtuar edhe rikthimin e Shalës, tashmë mbrojtja duket e kompletuar për bardhekuqt­ë. Në kushte të tilla, përqendrim­i tashmë do të zhvendoset në repartet se tjera të ekipit, atje ku trajneri bardhekuq kërkon më shumë cilësi dhe eksperienc­ë. Mesfusha dhe sulmi do të jenë në proces kërkimi për t’u përforcuar. Trajneri Ahmataj po kërkon elementë, të cilët mund të japin kontributi­n e tyre, jo vetëm në fushë, por në rritjen e aspektit psikologji­kisht të skuadrës që ka moshë të re.

GILMAN LIKA - Ideja më e fundit e merktos që po qarkullon është ajo e shkodranit Gilman Lika. Emri i Likës ka filluar të lakohet mjaft në ambientet e klubit korçar dhe nga burime parën palëve mësohet se janë zhvilluar kontaktet e para mes klubit dhe lojtarit, në mënyrë që Lika të vishet bardhekuq. Shkodrani prej muajsh është pa ekip dhe

kërkon një destinacio­n të ri për pjesën e mbetur të sezonit. Korça nuk është ambient i panjohur për Likën dhe kjo mund të shihet si një faktor plus që mund të ndikojë në ardhjen e tij në Korçë. 33-vjeçari është një tip lojtari që pëlqehet shumë nga Ahmataj, plus që

trajneri sheh tek ai një element shumë të rëndësishë­m që mund të ndërtojë ekipin për sezonin në vazhdim. Në kushte të tilla, presidenti Takaj është angazhuar për ta përmbyllur këtë transferim që do të ndryshonte komplet ekipin për pjesën e mbetur të kampionati­t,

duke i shtuar cilësi.

MERKATO - Pavarësish­t se klubi nxitoi ditën e djeshme për të publikuar katër zyrtarizim­et e para, lojtarët të paktën për momentin nuk janë ende zyrtarisht pjesë e Skënderbeu­t. Kjo për vetë faktin se nuk janë federuar ende në FSHF si lojtarë të korçarëve. Kjo për arsye se, sikundër bëjnë me dije burime pranë klubit, merkatoja e korçarëve qëndron e mbyllur. Sistemi TSM është ende i bllokuar nga ana e FIFA-S për shkak të detyrimeve që Skënderbeu kishte karshi francezit Aranaud Guezh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania