Panorama Sport (Albania)

Hajdari, “frikë” nga ngjeshja: Do sjellë pasoja

BESËLIDHJA/ Sulmuesi i kënaqet shtyrjes, por mendon se ngarkesa do jetë e papërballu­eshme

-

Besëlidhja përmbys programin. Të nxitur nga shtyrja e kampionati­t, stafi teknik është detyruar që të ndryshojë axhendën stërvitore. Këtë të shtunë zyrtarisht nuk luhet dhe rrjedhimis­ht seancat do të vazhdojnë me ritëm të lartë, të patën deri në ditën që do të marrin njoftimin nga FSHF-JA për rinisjen e Kategorisë së Parë. Edhe pse u gëzohen ditëve që do të kenë në dispozicio­n, në Lezhë i druhen ngjeshjes që i pret në vazhdimësi. Kanë mbetur për t’u luajtur edhe 2/3 e ndeshjeve, do të jenë të detyruar që të luajnë edhe në mesjavë e kjo për një skuadër që nuk ka stol të bollshëm, mund të bëhet e papërballu­eshme. I këtij mendimi është edhe sulmuesi Arsen Hajdari, i cili për “Panorama Sport” shpreh sikletin që do të sjellë një tjetër shtyrje. “Nisëm një tjetër javë përgatitje­sh. Edhe pse mendonim se do të luanim të shtunën me Vorën, kjo nuk do të ndodhë. Shtyrja e kampionati­t e ka detyruar stafin teknik që të ndryshojë edhe programin stërvitor. Nuk është se na dëmton kjo gjë, përkundraz­i. E shohim si të dobishme, sepse na jep kohë të mjaftueshm­e për të rikuperuar plotësisht energjitë dhe korrigjuar ndonjë gabim. Plus që është shans për afrimet e reja, pasi kanë kohë të përshtaten me pjesën tjetër. Për momentin jemi të kënaqur me vendimin e dhënë nga FSHF, por në vazhdimësi mund të ndikojë negativish­t. Kemi edhe 2/3 e sezonit pa luajtur. Sa më shumë të kalojë koha, aq më i ngjeshur do të bëhet kampionati. Ngarkesa nuk është e mirë, pasi situata mund bëhet e papërballu­eshme, por ky është i njëjti hall për të gjitha skuadrat dhe nuk shoh ndonjë persekucio­n selektiv. Besëlidhja ka një objektiv dhe ne do të luftojmë që ta arrijmë, pavarësish­t se jemi -8 nga kreu. Duke e ditur se shumica e pikëve janë në lojë dhe se ne si skuadër e kemi marrë seriozisht misionin ‘Superiore’, shpresoj që t’ia dalim me sukses”, përfundoi shkodrani i Besëlidhje­s. PRENG GJIKOLA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania