Panorama Sport (Albania)

Merkato, kaos total te Flamurtari

Klubi po negocion për afrime të reja, kërkon rikthimin e Olsi Gocajt dhe Kreshnik Nebihut

- ADELA MERKO

Kaos total te Flamur tari. Po bëhet thua jse një vit që në Vlorë nuk bëjnë dot afrime. Që prej shkurtit të 2020-ës, merkatoja u është bllokuar dhe rrjedhimis­ht nuk kanë akses për të regjistrua­r lojtarë të rinj. Edhe pse drejtuesit vazhdimish­t kanë deklaruar se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, nuk kanë bërë asgjë. “Panorama Sport” është interesuar pranë FSHFSË dhe ka mësuar se deri dje nuk u është hapur sistemi. Në verë morën 4 lojtarë të cilët nuk luajtën dot kurrë, ndërsa tani u është bashkuar edhe një sulmues. Tarik Çmajcanin, Burak Menga, Alvi Ahmetaj, Stiven Puci dhe Paulo Rikardo janë ende pezull. Dy të parët pritën deri në dhjetor dhe më pas u larguan, ndërsa gjirokastr­itët dhe braziliani vazhdojnë stërvitjen. Edhe pse nuk bëjnë dot federime, kjo nuk i ka penguar vlonjatët të vazhdojnë negociatat. Gazeta mëson se klubi po mundohet që të rikthejë dy lojtarë të cilët mbyllën sezonin e kaluar në Vlorë. Ditët e fundit kanë qenë në bisedime me Olsi Gocajn. Që prej largimit nga Flamurtari, shkodrani është pa ekip. Drejtuesit e kanë telefonuar shkodranin dhe i kanë kërkuar që t’u bashkohet. Palët e kanë lënë të hapur çështjen e një bashkëpuni­mi të mundshëm dhe çdo gjë do të varet nga hapja e merkatos. Është mësuar gjithashtu se klubi është në kontakte edhe me Kreshnik Nebihun. Kosovari u largua kur ekipi ra në Kategorinë e Parë. Ai aktualisht është pjesë e Trepçës ‘89, megjithatë nuk e ka përjashtua­r mundësinë e rikthimit. Por, problem mbetet zhbllokimi i merkatos. Sikurse të gjithë futbollist­ët që e mbyllën sezonin e shkuar, as Gocaj me Nebihun nuk janë paguar. Megjithatë, mësohet se lojtarët nuk kanë vendosur ndonjë kusht për t’u rikthyer sa u përket detyrimeve të prapambetu­ra.

 ??  ?? Çast nga një seancë stërvitore e Flamurtari­t
Çast nga një seancë stërvitore e Flamurtari­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania