Panorama Sport (Albania)

Dinamo kërkon sulmues, Pere: Duam edhe Kupën

Kapiteni: Nuk mjaftohemi vetëm me ngjitjen, jemi për trofe

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo nuk i ka mbyllur llogaritë me merkaton. Zyrtarisht kanë afruar vetëm mesfushori­n Dejvi Bilali, por tashmë vëmendja e drejtuesve është zhvendosur e gjitha te sulmi. Po kërkojnë me çdo kusht një lojtar për të përforcuar krahët. Kanë disa pista në tavolinë, e megjithatë ende nuk kanë gjetur të duhurin. Gazeta “Panorama Sport” zbulon edhe një prapaskenë të ditëve të fundit. Blutë kanë tentuar që të bindin Sebino Plakun. Ka pasur negociata konkrete me 35-vjeçarin, por gjithçka u përmbys kur u fut në lojë Teuta. Sulmuesi ka zgjedhur që të luajë në Kategorinë Superiore, duke sfumuar pistën “Dinamo”. FLET KAPITENI Kryeqyteta­sit po punojnë me marsh të lartë në stërvitje. Shtyrja e kampionati­t u vjen në ndihmë edhe trajnerëve të emëruar rishtas, pasi do të kenë kohën e nevojshme për të njohur grupin dhe përcjellë idetë e tyre. Pretendime­t e dinamovitë­ve janë të mëdha këtë vit, ndërsa është thënë dhe stërthënë që duan ngjitjen në Kategorinë Superiore. Por, ambiciet janë shtuar ndjeshëm këto kohë. Tashmë lakmohet edhe Kupa e Shqipërisë. Objektivat i shpalos vetë kapiteni Miklovan

Pere. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi mendon se grupi ka cilësi dhe fuqi që të luftojë në dy fronte këtë sezon. “Grupi është edhe më i fortë. E mbyllëm fazën e parë në krye, por jam i bindur se tani e tutje do të jemi edhe më mirë. Synimi ynë është vetëm ngjitja në elitë, por do të tentojmë edhe Kupën e Shqipërisë. I kemi mundësitë që të luftojmë në dy fronte”, u shpreh fillimisht 29-vjeçari. Ardhja e dyshes Moriero-mikoli në stol ka shtuar entuziazmi­n në radhët e kryeqyteta­sve. Emri i madh që italianët kanë, ka mobilizuar edhe lojtarët. “Stafi teknik dallohet për profesiona­lizmin që kanë në stërvitje, pastaj dihet se kush janë. Kanë emër të madh dhe ofrojnë garanci për të qenë në një tjetër nivel. Po e tregojnë me vepra këtë në çdo seancë. Jemi shumë të kënaqur me ta”, përfundoi Pere.

 ??  ?? Miklovan Pere, kapiteni i Dinamos
Miklovan Pere, kapiteni i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania