Panorama Sport (Albania)

COVID-I u lë pasoja, shqiptarët ngrohin stolin

Berisha, Strakosha, Hysaj dhe Kumbulla dalin nga 11-shet

- OLSI TUJANI

Viti që lamë pas ish te plot vështirësi për të gjithë botën në çdo sektor të jetës. Nisur nga pandemia shëndetëso­re, gjithçka u kthye në situatë të papërballu­eshme dhe të vështirë edhe në fusha të tjera të jetës. Mes tyre, edhe futbollist­ët kaluan vështirësi të mëdha si me ndërprerje­n e futbollit, ashtu edhe me vështirësi­të e shumta organizati­ve për stërvitjet, udhëtimet dhe ndeshjet që krijoi pandemia prej Koronaviru­sit. Mirëpo, si të mos mjaftonin këto, shumë prej kuqezinjve u infektuan me Koronaviru­s dhe mesa duket, pas tij, kanë pësuar si rrjedhojë humbjen e formacioni­t. Një fakt shqetësues për trajnerin Reja, kur sheh që shumë prej lojtarëve të rëndësishë­m nuk janë më pjesë e 11-ëve titullarë në skuadrat e tyre. TITULLARËT NË STOL Për Shqipërinë janë të rëndësishë­m. Titullarë të padiskutue­shëm. Mirëpo, pasi kaluan COVID-IN, në ekipet e tyre janë shndërruar në zgjedhje të dyta. Bëhet fjalë për Etrit Berishën, Tomas Strakoshën, Marash Kumbullën dhe Elseid Hysajn.

Katërshja e prapavijës, me dy portierët dhe dy mbrojtësit, po merr gjithnjë e më pak minuta në futbollin italian. Kapiteni për trajnerin Reja, Etrit Berisha, nuk është rikthyer ende me SPAL-IN, pasi kaloi me më shumë vështirësi Koronaviru­sin, duke qenë se iu desh edhe që të shtrohej disa ditë në spital. Tomas

Strakosha, pasi kaloi për gati tri javë infektimin nga virusi, tanimë e ka humbur hierarkinë në portën bardhekalt­ër me afrimin e Reinës. Marash Kumbulla, te Roma nuk është më mes treshes titullare në prapavijë e kjo ndodhi pikërisht pasi ai qëndrojë jashtë fushave prej infektimit me COVID. E njëjta gjë edhe për Elseid Hysajn. Pas një periudhe konfirmimi nga Gatuzo, që i ofronte post titullari, tanimë, pas COVID-IT, Hysaj sërish është bërë një prej jo titullarëv­e të skuadrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania