Panorama Sport (Albania)

Juve-xhenoa, në Kupën e Italisë reziston një tabu 82-vjeçare

Kuqeblutë nuk fitojnë në Torino që prej vitit 1939

-

Fundjava e nxehtë e Serisë A do të paraprihet nga ndeshjet e 1/8ave të Kupës së Italisë (ky raund është me eliminim direkt), ku Juventusi do të presë në “Allianz Stadium” Xhenoan, sot në mbrëmje në orën 20:45. Edhe pse në letër mund të duket një duel i lehtë, kuriozitet­et rreth kësaj sfide nuk mungojnë. Në Torino, këto dy skuadra janë ndeshur gjashtë herë (ndërsa në total 11 herë, 8 fitore të Juves, 2 barazime dhe 1 sukses i Xhenoas), ku pavarësish­t pesë sukseseve të “Zonjës së Vjetër”, në të parën përballje, e cila daton më 6 prill 1939, ishte Xhenoa që i bënte një surprizë negative Juventusit, duke e mposhtur dhe eliminuar atë. Nga ajo datë ligurët nuk kanë parë më festë me sy në kompeticio­nin e dytë më të rëndësishë­m në Itali, ndërkohë që përballja e fundit në Kupë, e luajtur në dhjetor të vitit 2017 përfundoi 2-0 për bardhezinj­të, me Paulo Dibalën që zhbllokont­e takimin ndërsa dyfishimin e vuloste Gonzalo Higuain, me asist të numrit 10 bardhezi. Por nëse zgjerojmë argumentin e përballjev­e mes Juventusit dhe Xhenoas, kundrejt 82 viteve që kuqeblutë nuk njohin fitore në Kupë, edhe në kampionat situata nuk është më optimiste. Kjo, pasi për herë të fundit, Xhenoa ka bërë festë në Torino në vitin 1991, në kampionat, fitore pas së cilës Juventusi nuk ka humbur më në 20 përballjet e tjera, në të gjitha kompeticio­net (16 fitore dhe 4 barazime). Duke u rikthyer te Kupa e Italisë, precedentë­t flasin qartë edhe për historinë e dy rivaleve të sotme në këtë kompeticio­n. Juventusi është skuadra që kalon fazën e 1/8-ave të finaleve prej 13 vitesh radhazi, me eliminimin e fundit që daton në 2004-2005, nga Ata

lanta. Ndërsa Xhenoa është totalisht e kundërta e “Zonjës së Vjetër”, pasi prej 12 sezonesh me radhë nuk arrin të kalojë kurrë përtej 1/8ave. Hera e fundit që kuqeblutë nga krahina e Ligurias janë kualifikua­r për në çerekfinal­e ka qenë në sezonin 1991-1992, por më pas eliminohes­hin nga Piza.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania