Panorama Sport (Albania)

Zbërthehet Pirlo: Ju tregoj sekretet e kthesës së Juventusit

“Jemi shumë të fortë mendërisht. Humbja me Fiorentinë­n ishte si një rrufe në qiell të hapur”

-

Andrea Pirlo nuk është kurrë eu forik për gjërat që ën skuadra e tij, madje nuk arapëlqen të japë detaje të mtësishme për skuadrën, por ëtë herë është zhbalancua­r isi në konferencë­n për shtp. Ndeshjen kundër henoas e vlerëson shumë ot, por ndërkaq rrëfen edhe isa “sekrete” se si Juvja e tij o bën kthesën dhe po pezmaton rivalët që e kujtonin të gopur dhe pa uri. “Forca që emi treguar në ndeshjet e undit është mbi të gjitha një orcë mendore. Duhet ta nisim mirë pas dushit të ftohtë me Fiorentinë­n. U ulëm, disutuam, vendosëm se çfarë bjektivash kemi dhe çfarë emi për detyrë të fitojmë si ampionët në fuqi të Italisë. U kërkova lojtarëve që të mendojnë vetëm për kuadrën e tyre dhe për të ërë më të mirën në çdo deshje, sepse rezultatet do ë vinin. Kjo është pak a humë historia e kthesës që emi bërë”, deklaroi dje Anrea Pirlo në prag të ndeshjes ë Kupës së Italisë me henoan. “Kupa është një kompeticio­n që në fillim nuk të

tërheq shumë dhe duket sikur nuk u intereson klubeve të mëdha, por me kalimin e kohës dhe të ndeshjeve, të gjithë dëshirojnë t’i shkojnë deri në fund dhe ta fitojnë atë. Kjo

vlen edhe për ne. Do të rikthehen në fushë si titullarë Kielini dhe Bufon, ndërsa për të tjerët do të vlerësojmë situatën para ndeshjes”, zbuloi trajneri i Juventusit.

KUJDES XHENOAN “Kam parë një Xhenoa agresive në ndeshjet e fundit. E kanë ngritur stekën, bëjnë presing lart dhe duken shumë energjikë. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e luftuar, por ne synojmë që të fitojmë sepse duam që të vazhdojmë më tej në Kupën e Italisë”, vazhdoi Pirlo. Më tej, trajneri i bardhezinj­ve pohoi se e ka të qartë se si pritet të luajnë rivalët e sotëm. “Ata do të vijnë në fushën tonë që të mbrohen mirë, madje me 5 mbrojtës të deklaruar dhe do të përpiqen që të na kapin në kundërsulm. Kam parë videot gjatë këtyre

ditëve dhe e kam të qartë se si pritet të luajnë kundër nesh. Do të jetë pak a shumë si ndeshja në kampionat”, u shpreh “Maestroja”.

TË FRIKSHËM NË 2021 Pirlo ka folur edhe për ecurinë në vitin 2021 të Juventusit, skuadër që vetëm ka fituar në çdo ndeshje që ka luajtur. “Përveç ndeshjes kundër Fiorentinë­s, në të gjitha të tjerat mendoj se kemi luajtur mirë, me intensitet­in e duhur. Për mua Fiorentina ishte një rrufe në qiell të hapur. Por, është një gjë që ndodh kur luan kaq shumë ndeshje gjatë një sezoni. Për

mua e rëndësishm­e është që skuadra reagoi si duhet dhe tregoi se jemi kompaktë dhe të fortë psikologji­kisht”, tha trajneri i Juves. I pyetur në konferencë se cila ishte pika më e fortë e skuadrës së tij, ai u shpreh: “Vendosmëri­a dhe dëshira për të sjellë në shtëpi rezultatin e duhur me çdo çmim, por edhe përqendrim­i, sepse nuk mund të jesh fitues nëse ke vazhdimish­t luhatje. Dhe e fundit, por më pak e rëndësishm­e: Të gjithë e dimë se çfarë përfaqësoj­më dhe çfarë na kërkohet të arrijmë deri në fund të sezonit. Këtë nuk e harrojmë asnjëherë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania