Panorama Sport (Albania)

De Laurentis do edhe shtyrjen e Superkupës, De Siervo: Provokim

Seria A i del kundër presidenti­t të Napolit

-

Pasi fitoi betejën e tij për rikuperimi­n e sfidës së kampionati­t kundër Juventusit, falë mbështetje­s së Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, Napoli është përpjekur të ndërhyjë edhe te Superkupa italiane. Aurelio de Laurentis, i fortë nga suksesi përpara Kolegjit të Garancisë së Sportit, ka avancuar propozimin për të mos luajtur sfidën e programuar të mërkurën, më 20 janar gjithmonë kundër bardhezinj­ve. Arsyeja? Në nivel ekonomik arkëtimet mendohet të jenë më të ulëta krahasuar me të kaluarën, kalendari rezulton që tani i ngjeshur, përtej faktit që në Rexhio Emilia, selia e ndeshjes, ndodhet në një rajon me rrezik të madh COVID-I.

Në detaj, klubet fitojnë “vetëm” 2,6 milionë euro kundër 5,8 milionëve të edicionit 2019 në Arabinë Saudite. Faj i mungesës së publikut dhe i ofertës së paraqitur nga qyteti/vendi pritës. Me “rrezikun” për të paguar edhe një premio lojtarëve nga klubi fitues. Për këtë arsye De Laurentis dëshiron të shtyjë Superkupën për fundin e sezonit, kur situata sanitare të jetë më e mirë dhe të mund të luhet më në siguri, ndoshta me pak publik në shkallët e stadiumit nëse jo jashtë Italisë. Hipoteza, e menduar disa dhjetëra ditë më parë, i është kthyer megjithatë dërguesit nga Liga e Serisë A dhe kështu Juvenapoli, me përjashtim të vendimeve

të orës së fundit, do të luhet rregullish­t. Në pritje, më pas, për të kuptuar se kur do të vendoset në kalendar rikuperimi i ndeshjes së tetorit.

DE SIERVO – “Superkupa italiane do të luhet, ishte vetëm një zjarr kashte”. Në këtë mënyrë administra­tori i deleguar i Serisë A, Luixhi De Siervo, ka komen

tuar zërat lidhur me kërkesën, nga ana e presidenti­t të Napolit, për të shtyrë sfidën mes Juventusin dhe “axurrëve”, në program më 20 janar. “Ka qenë ky provokim, megjithatë kalendari dhe kampionati janë të shenjtë, bëhet fjalë për angazhime që do të respektohe­n”, ka nënvizuar ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania