Panorama Sport (Albania)

Konte-pirlo, kush është “Maestro”?

Sfidë titulli mes trajnerëve me lidhje të fortë, të bashkuar nga skema 3-5-2

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mes të dyve, “Mje shtri” është Anto nio Konte dhe mbi këtë nuk ka dyshime. Me pranim të vetë nxënësit, Andrea Pirlo: “Nëse jam bërë trajner është sepse kam parë dhe dëgjuar Antonion”. Për nga natyra, ishte më logjike të imagjinohe­j Pirlo me një kupë të verës së tij në dorë, duke shijuar pensionin në kodrat e Breshës dhe ndoshta opinionist pa xhaketë. Por, Konte i ka përcjellë energjinë duke i hapur një karrierë të re. Një mënyrë edhe për të këmbyer favorin, sepse pa Pirlon nuk do të kishte lindur Juventusi “kontian” i tri titujve. Dy botë megjithatë, të kundërta. Andrea me stil anglez, asiston ndeshjen me një qetësi si në teatër. Të dielën Antonio, me energji festive, mund t’i prishë rehatin. Një njeri i jugut dhe një i veriut. Miq, për herë të parë armiq si trajnerë.

SISTEME - Konte mori drejtimin e një Juventusi në vendin e shtatë që aktivizont­e në sulm Vuçiniçin dhe Matrin. Pirlo e nisi nga një Juve me 9 tituj radhazi të fituar dhe me në sulm Dibalën, Moratën dhe Cr7-ën. Nuk do të thotë që Andrea e nis kaq shumë i avantazhua­r. Uria, për shembull, asaj skuadre punëtore i vinte natyrshëm. Ndërsa Andrea ndonjëherë duhet ta thërrasë sepse të tijtë relaksohen shumë. Konte e nisi me sistemin e dashur 4-2-4, por ndryshoi shpejt sepse Pirlo kishte nevojë për më shumë mbrojtje dhe, mbi të gjitha, ishte shpërdorim të lihej jashtë fushe ose në krah Vidali. Duke kaluar fillimisht nga 4-3-3, kaloi te 3-5-2 që prezantoi në Napoli

në fund të nëntorit. Shpejtësia e mësimit, që do të kishte konfirmuar në kombëtare dhe te Çelsi, është talenti i tij i vërtetë. Pirlo ka ndjekur një rrugë të ngjashme. Te Roma prezantoi Mekenin dhe Rabionë në mbështetje të një sulmi voluminoz dhe vuajti kundërsulm­et e Fonsekës. Faktikisht Juvja e Pirlos është ende një kantier, në mesfushë zgjedhjet dhe mekanizmat nuk janë ende përfundimt­arë, por kohët e fundit ka fituar një ekuilibër të mirë. Në mënyrë kureshtare Konte dhe Pirlo, të nisur nga hipoteza të ndryshme pune, kanë arritur

tek e njëjta formë: skemat 3-5-2 të së dielës do të vendosen si pasqyrë. Por, kujdes: nën formë fermentohe­n mendime të ndryshme. Antonio u përpoq të angazhojë fantazisti­n Eriksen për të rritur cilësinë e lojës, nuk ia doli dhe u rikthye te moduli klasik 35-2. Përse nuk e shikoni mesfushor? Sepse skema parashikon të brendshmit që të lëvizin pa top duke kërkuar inkursioni­n në zonë dhe danezi këtë nuk e bën. Ky është ndryshimi i parë i madh mes të dyve. Për Konten lojtari është një “gur” që duhet t’i përgjigjet nevojave të rolit.

Ndërsa Pirlo përshtat rolin me karakteris­tikat e lojtarit. Si Mançini. Verrati di të ndërtojë dhe të kontrolloj­ë topin dhe nuk hidhet në hapësira? Bën mesfushori­n njësoj edhe nëse “regjisori” është Zhorzinjo. Luajnë më të zotët. Fillimisht lojtari, më pas skema. Me Pirlon, Eriksen do të kishte bërë mesfushori­n. Edhe forma e sulmit është e ngjashme: dy anësorë të avancuar, dy sulmues dhe më pas një mesfushor inkursor. Agresiv, në zonë me 5 lojtarë, organizim me 3 dhe mbrojtje me 4 ose 5. Megjithatë, edhe këtu ekziston një diferencë e madhe.

Linjat e lojës së Kontes janë më të ngurta dhe të kuptueshme: topi del nga mbrojtja, shkon në krah, më pas sulmuesit që e luajnë mes tyre e dërgojnë sërish në krahë. Lukaku dhe Lautaro kanë lëvizje të kodifikuar­a: njëri tërhiqet prapa, tjetri qëndron me shpatulla pas portës dhe sulmon thellësinë. Pirlo mban të qëndrueshë­m principet, por kërkon paparashik­ueshmëri. Në Parma, anësori Kulusevski hynte në fushë, si Kuadrado, dhe propozohej më në krah Mekeni. Anësorët e Kontes shkojnë gjithmonë drejt. Në Gjenovë, Dibala shkëmbente vendin me Mekenin gjithçka më e rrjedhshme. N 30 metrat e fundit, Pirlo kërkon sulmuesve të shpal osin instinktin.

“SHKATËRRUE­SI” DH 10-TA – Më në përgjithës­i Konte dhe Pirlo pasqyrojn karrierat përkatëse. Pavarë sisht maskës agresive, shpirt i trajnerit Konte ësht mbrojtës, siç u konfirmua ng zëvendësim­et e disku tueshme në Romë. Skuadr më “e tija” ka qenë Juventusi parë i BBC-SË, i pamposhtu me vetëm 20 gola të pësuar pa shumë yje por me “ush tarë” të zotë. Ish-numri 10 Pir lo, edhe pse për momentin m pak i pajisur profesiona­lisht synon një futboll më vizion ar. Ka mësuar nga Guardiol të zhvendosë funksionet n fushë dhe të mbajë gjithmon dy anësorë sulmues. Vështir do të aktivizojë një Darmian Punon për të pasur një pres ing më agresiv, si Nagelsman pavarësish­t se CR7 dhe Diba la, pa top, nuk ofrojnë t njëjtat karakteris­tika si “Lu La”. Kërkon një futboll që i je në Europë kënaqësitë e përjet uara me Milanin. Andrea, i cil për herë të parë regjistroi 3 fi tore radhazi, lufton kundë emergjencë­s për të vazhdua ngjitjen: humbi Dibalën përveçse De Ligtin, Kuadra don dhe Aleks Sandron. N dyshim janë Mekeni dhe Kie za. Emergjenca e Kontes jan -3 pikët nga Milani dhe pika vetme e grumbullua­r në d ndeshjet e fundit. Interi, i dal nga dy kupat menjëherë dhe shqetësuar nga hipoteza ekonomike që rrethojnë klu bin, ka nevojë si buka për nj fitore të rëndësishm­e dhe pë të ringritur humorin dhe se zonin. E njëjta ëndërr, pë miqtë Antonio dhe Andrea një mbrëmje prej “Mjeshtri”

 ??  ?? Andrea Pirlo dhe Antonio Konte, në kohën kur njëri ishte lojtar dhe tjetri trajner i Juventusit
Andrea Pirlo dhe Antonio Konte, në kohën kur njëri ishte lojtar dhe tjetri trajner i Juventusit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania