Panorama Sport (Albania)

Mesi dhe Grizman, “armiqtë” e betuar të Memfis Depajit

Dy sulmuesit po shkëlqejnë, holandezi është i tepërt

-

Forcimi i repartit të mesfushës për Barcelonën ishte një nga kërkesat e trajnerit Kuman në merkaton e verës, por edhe në këtë të janarit. Memfis Depaj ishte opsioni i preferuar nga trajneri dhe nga stafi drejtues. Por tani situata ka ndryshuar dhe rendimenti përpara portës kundërshta­re i Leo Mesit dhe Antuan Grizmanit ka ndryshuar planet e merkatos. Si argjentina­si ashtu edhe francezi e kanë nisur me këmbën e mbarë vitin 2021 dhe niveli i tyre ka qenë i shkëlqyer. Kapiteni katalanas ka arritur të shënojë 4 gola dy ndaj Atletikos së Bilbaos dhe 2 kundër Granadës, ndërkohë që ish-sulmuesi i bardhekuq e gjeti rrugën e rrjetës dy herë në duelin e fundit të La Ligës. Gjashtë gola në 3 ndeshje nga ana e dy sulmuesve, të cilët janë bërë “armiqtë” e Depajit. Por më shumë sesa ata janë bërë armiqtë në distancë të holandezit, janë bërë armë të forta për skuadrën e Barcelonës. Në një moment kur situata ekonomike nuk premton dhe drejtuesit nuk kanë ndërmend që të bëjnë blerje për Kumanin. Katalanasi­t janë goditur nga kriza ekonomike për shkak të Koronaviru­sit dhe si rrjedhojë nuk do të bëjnë afrime në këtë merkato. Një nga problemet është edhe presidenti i ri, i cili nuk dihet se çfarë prioriteti do të ketë për merkaton. Të gjitha bashkë të çojnë në përfundimi­n se Leo Mesi dhe Antuan Grizman po bëjnë gjithçka mirë dhe Memfis Depaj duhet të presë deri në merkaton e verës për t’u transferua­r te Barcelona. Ai vetë është i përgatitur, Lioni gjithashtu dhe në Katalonjë po fillojnë të mësohen me idenë që në këtë merkato nuk do të ketë afrime, të paktën në sulm...

JAVA E 19-të (19-21 janar)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania