Panorama Sport (Albania)

Pogba thyen Bërnlejn, “Djajtë” i shohin të gjithë nga lart

Të dielën është përballja direkte me Liverpulin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid është e vetmja skuadër që nuk është mundur ende jashtë shtëpisë në Premier Ligë këtë sezon, ku ka fituar 7 nga 8 ndeshjet e deritanish­me (1 barazim). Dhe “Djajtë e kuq” nuk gabojnë as në “Turf Moor”, atje ku mbrëmjen e së martës rikuperuan ndeshjen e prapambetu­r të javës së parë të kampionati­t. Mjafton një gol i Pol Pogbsë për të dërguar të vetëm në krye të klasifikim­it skuadrën e Solskjaeri­t, që pas javës së 17-të kryeson me 36 pikë, 3 më shumë sesa kampionët e Liverpulit. Tani skuadra e Solskjaeri­t do t’i duhet t’i bëjë llogaritë edhe me presionin e të qenurit të vetëm në krye të klasifikim­it. Dhe gjithçka nis prej së dielës, ku ata do të vizitojnë “Anfield” në duelin e vitit. Pjesa e parë përfundon pa gola, por nuk mungojnë episodet. Ljuk Shou dhe Robi Bredi i shpëtojnë kartonit të kuq pasi arbitri shikon ndërhyrjet e tyre në VAR për 5 minuta, ndërsa në minutat e fundit Meguajër zhbllokon rezultatin me kokë pas krosimit të Shout, por Frend anulon golin për një

faull të kapitenit të “Djajve”. Miqtë kërcënojnë menjëherë pas rikthimit nga tuneli, megjithatë Kavani nuk shfrytëzon asistin e Pogbasë në qendër të zonës duke goditur dobët. Fernandesh provon menjëherë më pas, por goditja e portugezit është qendrore

për Poup. Një tjetër gjuajtje e portugezit gjen sërish portierin vendës në gatishmëri. Por rezistenca e skuadrës së Shon Dajçit do të thyhet në 20 minutat e fundit: Rashford kroson nga e djathta, Pogba godet fluturimth­i në hyrje të zonës dhe

topi i devijuar nga Loutën, mashtron aq sa duhet për të përfunduar në rrjetë deri në atë moment të pakalueshm­in Poup. Avantazh i merituar për përpjekjet e skuadrës së Junajtid, me Bërnlejn që nuk kishte bërë asnjë goditje në portë deri në atë moment.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania