Panorama Sport (Albania)

Stadium 2 milionë dollarë, Egnatia projekton elitën

Sulmues dhe qendërmbro­jtës, ja çfarë po pret Magani

- ADELA MERKO

Pas 3 javësh do të nisin punimet në “Arena Egnatia”. Projekti i publikuar gjatë muajit korrik nga ana e klubit pritet që të marrë jetë shumë shpejt. Gazeta “Panorama Sport” zbulon se stadiumi i ri nuk do të jetë vetëm në 3D, por një realitet i prekshëm. Gjithçka është gati dhe pritet që impianti të kushtojë të paktën 2 milionë dollarë. Një investim aspak i vogël, e sidomos për një skuadër që militon në Kategorinë e Parë. Megjithatë, presidenti Agim Demrozi nuk ka në plan që të kursehet. Ai i ka vendosur qëllim vetes që të ndërtojë një klub model e të jetë gati për elitën. Hapat e parë i kanë hedhur prej kohësh në fakt. Kanë krijuar një ekip që kryeson me meritë Grupin B, ka korrektësi maksimale me pagesat dhe, mbi të gjitha, kushte perfekte stërvitshm­ërie. Jo më larg se një javë më parë inauguruan edhe kompleksin në Lekaj, një fushë që do ta kishte zili çdo ekip i elitës. Qëllimi i rrogozhina­sve është i qartë: duan ngjitjen. Janë në rrugën e duhur, derisa fazën e parë e mbyllën në krye. Për të mos vendosur në rrezik objektivin, drejtuesit po punojnë edhe me merkaton. Zyrtarisht dje ka firmosur Bruno Puja, portieri që pjesën e parë të sezonit e mbylli me Kastriotin. Por, nuk do ta lënë me kaq. Kanë në plan që të bëjnë edhe dy afrime të tjera. Gugash Magani pret një sulmues dhe një qendërmbro­jtës,

për të kompletuar organikën dhe shtuar rivaliteti­n. Kërkimet vazhdojnë, por emra konkretë nuk ka. Trajneri ka vendosur një kusht: Do lojtarë cilësorë dhe jo sa për numër. Drejtuesit shpresojnë që të “peshkojnë” të duhurit para se të mbyllet tregu i transferim­eve.

 ??  ?? Projekti në 3D i ''Arena Egnatia''
Projekti në 3D i ''Arena Egnatia''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania