Panorama Sport (Albania)

Nedim Bajrami dopietë, por në Kupë kalon Napoli

-

Napoli përmbush misionin në Kupën e Italisë, por protagonis­t në stadiumin “Diego Armando Maradona” ishte Nedim Bajrami. Sulmuesi nga Tetova ishte autor i një dopiete fantastike, që në të dyja rastet barazoi përkohësis­ht rezultatin. Nëse Napoli zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 18-të me Di Lorencon, pas një goditjeje me kokë, mesfushori shqiptar i Maqedonisë vendosi baraspeshë­n në të 33-ën me një të djathtë të pakapshme. Përpara fundit të pjesës së parë, Lozano i dha sërish avantazhin Napolit (minuta 38-të), por në të 68-ën erdhi një tjetër perlë e mesfushori­t të Empolit, me Bajramin që dhuroi një tjetër goditje prej fenomeni. Gjithsesi, të kaltrit kanë shumë armë të rëndësishm­e, siç është gjiganti Petanja për shembull, i cili me një goditje me kokë në të 77-ën konfirmoi se meriton më shumë sesa të jetë një rezervë luksi në klubin e De Laurentisi­t. Mes rrëmujës në zonë, Petanja kërceu saktë me kokë dhe vulosi shifrat finale në 3-2, të cilat dërguan Napolin në çerekfinal­et e Kupës së Italisë. Gjithsesi, në fund të ndeshjes, lojtari më i mirë në fushë u vlerësua pikërisht shqiptari Nedim Bajrami, me notën 7.5: “Bën gjithçka do mes linjave të mesfushës dhe

mbrojtjes së Napolit, duke treguar personalit­et dhe një goditje kirurgjika­le. Dopietë fantastike me dy goditje balistike, të cilat sigurisht nuk do të kenë mbetur pa tërhequr vëmendjen drejt 21-vjeçarit nga Tetova. Ndërkohë, për t’u theksuar është mungesa në Kupë e Elseid Hysajt, i cili konfirmon gjithmonë e më shumë se marrëdhëni­a mes tij dhe klubit të Napolit është krisur totalisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania