Panorama Sport (Albania)

Eliminohet Reali, Mesi dëmtohet dhe rrezikon finalen

Hakmerret Garsia, teknologji­a konfirmoi golin e Benzemasë dhe krijoi ankth në fund

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit elim inohet nga Superk upa e Spanjës. Pas 90 minutave të luftuara dhe me shumë raste në finale kundër Barcelonës do të luajë Atletiko e Bilbaos, e cila shënoi 2 gola në pjesën e parë dhe bëri të pavlefshëm golin e Benzemasë në fund. Barazimi me Osasunën ishte një alarm i vogël për madrilenët, të cilët konfirmuan momentin negativ në një ndeshje të rëndësishm­e për trofeun e parë sezonal. Skuadra e Zidanit luajti mirë vetëm në 45 minutat e dyta, por pa sukses.

ZHGËNJEN VASKEZ - Gjithçka nis me një lajm aspak pozitiv në nxehmje. Serxho Ramos ndjeu dhimbje dhe rrezikoi të mos luante. Naço nisi të bëhej gati, por kapiteni shtrëngoi dhëmbët për të mos braktisur ekipin në një moment delikat. Reali në pjesën e parë ka bërë një ndeshje për t’u harruar. Nuk ishte skuadër, nuk krijoi asnjë rast të rrezikshëm dhe pësoi dy gola. Fajtor ishte Lukas Vaskez. Në rolin e mbrojtësit tentoi të nxirrte një top për Benzemanë nga krahu i djathtë, por Bilbao bënte presing lart dhe me dy pasime dërgoi Garsian përpara portës së Kurtuasë. Ai nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë. Sërish mbrojtësi i Realit gabon duke shkaktuar një penallti në minutën e 38-të dhe Raul Garsia e thyen sërish portierin belg. Asensio dhe Hazard zhgënjyen totalisht, ndërsa Benzema ishte shumë larg portës kundërshta­re dhe nuk pati fatin që ta vendoste në provë portierin Unai Simon.

ZGJOHET ASENSIO - Reali i Madridit ishte më kërkues në pjesën e dytë sepse nuk kishte asgjë për të humbur dhe për këtë arsye u hodh në sulm në kërkim të golave. Megjithatë, la hapësira dhe rrezikoi që të pësonte golin e tretë. Marko Asensio ishte lojtari më i mirë në fushë për madrilenët, i cili tentoi me çdo mënyrë. Goditi dy herë shtyllën dhe iu afrua golit. Edhe Benzema ishte më i lëvizshëm këtë herë dhe gjeti golin që hapi shpresat për madrilenët në minutën e 73. Në anën tjetër ishte Vijalibre me një kundërsulm, por Kurtua u tregua i saktë duke mbajtur në lojë të tijtë. Ramos për pak iu afrua golit në fund dhe VAR-I mbajti në ankth Bilbaon për një penallti të mundshme. Fërshëllim­a e arbitrit nisi festën për Atletikon e Bilbaos dhe zhgënjimin për madrilenët, të cilët humbën shansin për një trofe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania