Panorama Sport (Albania)

Ikardi premton gola, tjetër sherr Nejmar-alvarez

-

Shënoi golin e parë dhe më pas fitoi penalltinë që mbylli takimin dhe i dhuroi PSG-SË trofeun e parë sezonal. Mauro Ikardi, ish-kapiteni i Interit, e ka nisur më së miri vitin 2021 në Francë dhe pas sfidës premton: “Më në fund u riktheva në formën time më të mirë. Ishte e rëndësishm­e për mua të isha protagonis­t në Superkupë, por edhe shumë i lumtur për golin dhe fitimin e penalltisë. Unë jam këtu për të bërë detyrën time, por premtoj edhe më shumë gola në të ardhmen”, tha Ikardi.

NEJMAR-ALVAREZ - “Lufta e ftohtë” mes Nejmarit dhe mbrojtësit të Marsejës, Alvaro Gonzalez, ka vazhduar në rrjetet sociale pas Superkupës së Francës, ku pardje në mbrëmje parisienët mposhtën 2-1 marsejezët. Ka qenë braziliani i pari që ka provokuar spanjollin: “Hej, a je ti Alvaro?” dhe më pas mes tyre janë shkëmbyer mesazhe provokuese. “Prindërit më kanë mësuar që t’i hedh jashtë mbeturinat. Forca, Olimpik Marsejë”, shkruan Gonzalez. Nejmar nuk e ka lënë me kaq duke i treguar se ai është një kampion që fiton trofe, ndryshe nga rivali. “Ti ke harruar se si ngrihen trofetë”. Por, lojtari i Marsejës nuk ia përton yllit të PSG-SË duke i treguar foton e Pelesë me tri kupa bote. “Ti do të mbetesh gjithmonë në hijen e mbretit”. Nejmar e mbyll në fund bisedën në “Twitter” duke ironizuar akoma më shumë mbrojtësin spanjoll. “Dhe ti mbetesh gjithmonë në hijen time. Të kam bërë të famshëm. Je i mirëpritur”, shkruan ish-sulmuesi i Barcelonës. Marrëdhëni­et me Nejmarit dhe mbrojtësit Alvaro Gonzalez janë acaruar që prej ndeshjes së kampionati­t francez të 13 shtatorit të vitit të kaluar, ku të dy futbollist­ët u konfliktua­n në fushë me Nejmarin që e goditi me shpullë pas koke lojtarin iberik. Ai e akuzoi Gonzalezin për racizëm, por Liga Franceze konstatoi se pretendime­t e braziliani­t ishin të pabaza.

 ??  ?? Gjimshiti, dje ndaj Kaljarit
Gjimshiti, dje ndaj Kaljarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania