Panorama Sport (Albania)

“Maestroja” ishte Konte, ja si Interi e shkërmoqi Juventusin

Mbrojtja e Pirlos e turpshme, Morata u izolua totalisht

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Inter-juventus duhej të ishte një ndeshje e luftuar, por në fund vetëm e tillë nuk rezultoi, pasi zikaltrit e çmontuan totalsht “Zonjën e Vjetër”, me plot kuptimin e jalës. Antonio Konte konfirmoi se nxënësi Andrea Pirlo është ende larg dinakërisë së tij he pikërisht studimi dhe më pas vënia në batim e taktikës që duhej për të shkërmoqur ampionët në fuqi të Italisë ishte një “tezë” e ila meriton që të studiohet edhe në kurset e Koverçanos. “Gjenerali” dihet, është një maiak i anës taktike dhe shfrytëzoi në maksimum pikën e tij më të fortë për të çarë në mes uventusit, duke e goditur atë në pikën e saj më të dobët, mesfushën, repartin që bën diferncën në shumicën e rasteve. Gjithsesi, le të yjmë në detajet specifike të ndeshjes.

BROZOVIÇ, GJITHMONË I LIRË

Aspekti më shqetësues i ndeshjes së “San iros” ishte se Interi e fitoi ndeshjen në mënyrën më brilante,nuk ka pas shfaqur thuase asnjëherë ritme supersonik­e. Zikaltrit arriin shpesh me shumë lehtësi nga anët e heznit duke qarkulluar topin nga zona e tyre rreptësisë dhe rrethinat pranë saj. Aksioni i olit të Barelës është fotografia më e qartë e roblemeve kanionike të mbrojtjes bardhezi, uke qenë se për ta kapur në befasi atë prej një istance prej më shumë se 50 metrash mjaftoi jë krosim i gjatë i Bastonit, për të vënë shokun tij (Barelën) të vetëm përballë portierit bardezi, me Kielinin dhe Bonuçin në mënyrë të ashpjegues­hme, të frikshme dhe të pajustiiku­eshme jashtë pozicioni.

Juventusi dukej shumë i frikësuar lidhur me topat e gjatë që duhej të vinin në drejtim të

ukakut, duke qenë se Interi e bazon pjesën më të madhe të lojës në kërkim të dy sulmuesve ë saj. Por në ndeshjen kundër Juventusit, Kone me shumë zgjuarsi urdhëroi më pak kroime të gjata dhe pasime në drejtim të tyre, asi Interi superiorit­etin pozicional arriti ta rijojë në mesfushë dhe në shumë mënyra të dryshme. Brozoviç ishte thuajse gjithmonë i irë që të merrte topin i pashqetësu­ar, duke enë se 4-4-2 i Juventusit nuk bënte thuajse snjëherë një presing të ashpër. Mesfushori roat ishte i pozicionua­r pas krahëve të dy ulmuesve të Juventusit, me asionin që mund ë niste në mënyrë të pastër dhe të pashqetëua­r, duke qenë se as Ronaldo dhe as Morata ë asnjë moment nuk kishin “dëshirë” që të jurmonin rivalin.

JUVJA VUAN NGA E MAJTA

Gjatë të gjithë ndeshjes, Juventusi vuajti mbi të gjitha në korsinë e saj të majtë. Kominimet mes Hakimit dhe Barelës krijuan humë shpesh panik, me Rabionë që shihte jëherë marokenin dhe një herë tjetër italiain që ta surprizoni­n pas shpatullav­e të tij. igurisht që për të mos dhënë pika referimi evojiten mushkëri, inteligjen­cë dhe teknië, cilësi të cilat nuk i mungojnë kurrsesi arelës, i cili dinte gjithmonë që të mbushte apësirat mes linjave “armike” dhe të nxirte nga shinat të vetmin shkatërrue­s në disozicion të Pirlos, atë Bentankuri­n që doshta do të ketë kërkuar edhe ndihmën e sikologut pas ndeshjes, duke qenë se gjithmonë e gjente Barelën pas krahëve të tij, të irë për të marrë topin. Në të njëjtën kohë, jo që nuk “pagoi” Pirlon ishte edhe zgjedha për të rreshtuar në korsinë e majtë edhe amsejn, i cili duhej të ndihmonte disi edhe ë riun Frabota, duke qenë se Hakimi dihet, shtë një shigjetë e helmuar dhe e pakapshme. Por edhe në këtë rast, kur të dy lojtarët e Juves shtrëngohe­shin, shpejtësia e Hakimit dhe cilësia e tij për të lëvizur pa top bënte që Interi ta shërbente marokenin gjithmonë në vrapim e sipër, me Lukakun dhe Barelën që ndonjëherë shërbenin si mburoja të tija dhe herë tjetër e mbështesni­n për pasimin e shkurtër për të kaluar me lehtësi kundërshta­rin dhe për të sulmuar zonën e Juves në thellësi, me një lehtësi ta pashembull­t.

Dhe nëse i shton kësaj një Lukaku që dominoi fizikisht çdo duel, sa herë që skuadra kërkon ndihmën e tij me topa të gjatë, atëherë kuptohet lehtësisht pse Juventusi “dogji motor” në stadiumin “San Siro”. Sidomos në rastet kur bardhezinj­të humbnin topin, lojtarët që duhet të vraponin për rikuperimi­n e saj, Rabio apo Bentankur, shpesh duhej të ndiqnin me shpatulla Barelën dhe “motorët” e tjerë të Interit, të cilët gjenin prapa vetes një shkretëtir­ë të madhe për të bërë çfarë të donin me sferën.

MORATA I IZOLUAR

Përveç brishtësis­ë difensive, Juventusi ishte steril, si asnjëherë në këtë sezon. Interi nuk kërkoi që të bëjë një presing mbytës, por luajti me një mbrojtje shumë të ngjeshur dhe pranë zonës së rreptësisë së tij. Qarkullimi i topit bardhezi ishte shumë i ngadaltë dhe asnjëherë nuk arriti që të krijojë çarje mes reparteve dhe linjave të Interit. Me qendrën e fushës që ishte e bllokuar nga Barela e Brozoviç, që nuk linin thuajse asnjë top të kalonte, mesfushorë­t e qendrës bardhezi, Rabio mbi të gjithë, spostohej shumë në krahë dhe kjo bënte që në rast humbjeje të topit nga shokët e tij të ishte në një distancë të largët, për të provuar për të ndihmuar Juventusin. Në të njëjtën kohë, edhe kur bardhezinj­të provonin që të tentonin thellësinë nga krahët, edhe kjo nuk bëhej e mundur, pasi mbrojtje e Interit dhe linja e mesfushorë­ve të qendrës zikaltër kishin pushtuar të gjitha hapësirat. E gjithë kjo bëri që Kieza, ai që shihej si rreziku numër një për Interit, jo vetëm të mos kishte asnjëherë shanset që të kërkonte duelin një kundër një, pasi Konte e kishte studiuar me detaje situatën dhe dërgonte menjëherë rreth tij jo dy, por edhe një markim të trefishtë. Prandaj, siç u pa më së shumti, Juventusi qarkullimi­n e topit detyrohej ta riniste sërish dhe ta bënte atë vetëm me mbrojtësit, Kielinin, Bonuçin, Danilon e Frabotën.

Për më shumë, Morata nuk u shërbye thuajse kurrë, ndërsa Ronaldo u përpoq të lundronte në ujërat e turbullta, por gjithmonë të mbushura me rrezikun e ajsbergëve zikaltër. Situata për Juventusin u përmirësua dukshëm me zbritje të fushë të amerikanit Mekeni, ndër të paktit nga mesfushorë­t bardhezi që pikësëpari di të lëvizë pa top, të bëjë pasimin e shkurtër dhe të lëvizë në thellësi të zonës, pas shpatullav­e të mbrojtjes zikaltër. Gjithsesi, kur Pirlo vendosi që t’i besojë atij, ndeshja tashmë ishte e komproment­uar.

“Interi luajti me një thjeshtësi dhe një qetësi që i lejoi gjithmonë të gjente zgjidhjen e duhur, kur kishte topin në këmbë. Interi dinte gjithmonë se çfarë duhej të bënte, ndërsa Juventusi ishte me zero ide”. Citati në fjalë është i Alesandro del Pieros, një personi jo normal, qoftë për Juventusin, qoftë për historinë e sfidës mes Interit dhe “Zonjës së Vjetër”. “Pinturikio”, me pak fjalë, ndoshta edhe disi banale, sintetizoi në mënyrën më perfekte të mundshme një ndeshje e cila nxori në sipërfaqe të gjitha limitet e Juventusit të Pirlos.

 ??  ?? Barela, në aksion kundër Rabiosë
Barela, në aksion kundër Rabiosë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania