Panorama Sport (Albania)

Bind Flamurtari, “tris” Naftëtarit

Sulmuesi brazilian po shkëlqen në ndeshjet miqësore, stafi teknik “lutet” për federimin

- ERMAL SIKA

Flamurtari bind me lojë dhe rezultat përballë Naftëtarit. Miqësorja e luajtur dje në fushën sportive në Pyllin e Sodës është fituar me shifrat 3-1 nga skuadra e Dritan Resulit. Diamanti, Paulo dhe Balilaj shënuan për kuqezinjtë, ndërsa golin e nderit për kuçovarët e realizoi Kovaçi që në pjesën e parë. Flamurtari nuk kishte kapitenin Andi Ribajn. Sulmuesi mungoi për shkak të një problemi shëndetëso­r, ndaj e ndoqi ndeshjen si spektator. Duke qenë testi i fundit përpara ndeshjes së javës së ardhshme për kampionat me Turbinën, trajneri ka aktivizuar një ekip me lojtarët që

i shikon si titullarë. Në portë Moçka, ndërsa në mbrojtje, Gjipali, Balla dhe Qarri. Në mesfushë, dy vëllezërit Aliaj, Kreshpa, Mukoj, ndërsa në sulm Metani, Diamanti dhe braziliani Paulo. Ky i fundit vazhdon të bëjë mirë, por çështja tashmë varet e gjitha nga federimet. Nëse nuk zhbllokohe­t merkatoja, lojtari i ardhur nga Turbina nuk mund të luajë. Flamurtari do të shfaqej më këmbëngulë­s qysh në nisje të lojës. Ushtron presion dhe krijon raste me bollëk, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Një mosmarrëve­shje mes reparteve shfrytëzoh­et prej Naftëtarit. Ishte e 35-ta minutë kur Kovaçit i vjen mundësia ideale dhe nuk fal. Vlonjatët do të reagonin, megjithatë nuk tregohen të saktë në finalizim dhe për pasojë pjesa e parë do të përfundont­e me shifrat 0-1 për miqtë. Në pjesën e dytë, Flamurtari do të futej në fushë me ide të qarta. Nuk pranojnë rezultatin, ndaj shtojnë presingun. Në të 53-ën barazojnë me Diamantin, i cili me një goditje të zgjuar e çon drejt e në portë një top të lartë. Shtatë minuta më vonë, e pikërisht në të 60-ën, Metani shërben me asist për Paulon. Braziliani tek për tek me portierin shënon për 2-0. “Vulën” do ta vinte Balilaj në minutën e 78-të, që shfrytëzon topin e marrë nga Metani. Me rezultatin 3-1, do të përfundont­e kjo miqësore mes Flamurtari­t dhe Naftëtarit. Kuqezinjtë dëshmuan edhe një herë se janë gati për nisjen e fazës së dytë.

 ??  ?? Çast nga miqësorja e djeshme
Çast nga miqësorja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania