Panorama Sport (Albania)

Ky Inter më i miri i dekadës, ka përmbysur hierarkinë me Juven

-

Si një krijesë mitologjik­e, më në fund është shfaqur. Pak përpara fundit të fazës së parë ka lindur përfundimi­sht Interi i Kontes. Ajo që trajneri kishte dëshiruar, prekur, por asnjëherë nuk kishte gjetur. Një skuadër sulmuese pa mungesë ekuilibri, mbrojtëse pa u dorëzuar, me një fjalë, “fituese”. Asnjëherë Interi në dekadën e fundit nuk kishte mbyllur fazën e parë përpara bardhezinj­ve. Të dielën në mbrëmje, duke mposhtur Pirlon në një mënyrë më të pastër sesa tregon rezultati 2-0, Konte theu dy tabu në një goditje të vetme: ai vetë mori hak kundër “Zonjës” që gjithmonë e kishte mposhtur dhe, njëkohësis­ht, i lejoi Interit të shikojë bardhezinj­të nga lart në gjysmën e kampionati­t. Nuk ndodhte nga viti “post-tripletës”, kur Juvja e mbylli në vendin e shtatë. Përtej kapjes së mundshme të Ibrës në krye sot, Konte në çdo rast ka rishkruar historinë e kohëve të fundit të turneut. Në edicionin 2013-’14, të fundit përpara se të përplaste derën te Juvja, Konte bardhezi mbyllte fazën e parë me 56 pikë (në fund të sezonit do të kapte kuotën marramendë­se 102) dhe Interi i Maxarrit e ndiqte 20 pikë prapa. Është distanca më e madhe e dekadës, e përsëritur vitin pasardhës edhe nga Masimilian­o Alegri, pasardhësi i tij në Torino, fundi i fazës së parë me 46 pikë, Interi i Mançinit 26.

KAPJE DHE PARAKALIM – Konte megjithatë përsërit që distanca me Juventusin ende nuk është ngushtuar, megjithëse realiteti dhe shifrat tregojnë të kundërtën. Kapja dhe parakalimi janë të certifikua­ra. Vitin e kaluar, porsa u transferua tek Interi, në të 19-ën trajneri zikaltër ishte i dyti me -2 pikë nga bardhezinj­të, ndërsa këtë herë e ka kaluar me +6. Përtej klasifikim­it, megjithatë, mbetet imazhi i një Interi më në fund “kontian”. Sfida ndaj Juves është konfirmimi i skuadrës përfundimt­are sepse trajneri më në fund ka korrigjuar problemet.

EKUILIBËR I RI – Tani kriza e klubit është e ditur, pritet vetëm të kuptohet se çfarë do të ndodhë me paketën aksionare të Interit, ndërkohë që po këmbënguli­n fonde të ndryshme. Pikërisht në këtë “stuhi”, Konte ka arritur të ekzaltohet. Dhe grupi ka dalë i pjekur, i përforcuar, nëse deri tani përballjet direkte (si me Milanin dhe Realin) kishin qenë një problem i madh, fitorja kundër Juventusit konfirmoi kalimin e çdo kompleksi inferiorit­eti. Faktor ka qenë pa dyshim edhe golat. Në sezonin aktual kanë rekordin e golave të shënuar në këtë pikë të kampionati­t (45), me një përqindje shënimi (15,9%) që nuk e kishin pasur asnjëherë kaq të lartë nga 2011-’12. Dhe pavarësish­t se golat e pësuar janë 23, skuadra ka reduktuar në minimum goditjet e pësuara (182 në total). Në fund, por jo për nga rëndësia, ka ringritur lojtarë jashtë projektit (si Brozoviç dhe Shkriniar), duke rritur edhe nivelin e kampionëve, Hakimit dhe “Lu-la”-s. Ligji i Kontes tani mund të vlejë titullin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania