Panorama Sport (Albania)

Osmani: Na kanë ofruar 300 mijë euro për Bekajn

“Presidenti e ka refuzuar këtë ofertë, ai vlen më shumë”

-

Drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, ka folur të dielën në emisionin “Sport News” të moderatore­s Daljana Sejdia në “News 24”, ku është shprehur se Kombëtarja dha maksimumin ndaj Anglisë. Osmani është shprehur se pishmani i vetëm nga ndeshja me Anglinë është rasti i humbur nga Uzuni. “Të gjithë e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë ndaj Anglisë, ekipi dha maksimumin. Është e lehtë të gjykosh tani. Trajnerët punojnë shumë gjatë gjithë javës. Edhe unë ndonjëherë mendoja, sikur një lojtar të vendosej diku, një tjetër në një vend tjetër. Pishman sot nga ndeshja më mbeti vetëm ai rast i Uzunit, pasi do ta shikonim Anglinë në një pozitë ndryshe. Do kishim më shumë mundësi për t’i kapur në kundërsulm. Kejn te goli bëri një lëvizje prej sulmuesi të madh. Nëse do të kishim shënuar me Uzunin, do flisnim ndryshe tani”, tha në fillim numri dy i bardhebluv­e që këtë sezon la futbollin e luajtur. Osmani foli edhe për mosgrumbul­limin e Taulant Seferit në Kombëtare. Sipas tij, kjo ka qenë vetëm një çështje teknike dhe asgjë më shumë. “Seferi nuk është thirrur në Kombëtare, sepse të gjithë sulmuesit e tjerë të Kombëtares ishin në formë të shkëlqyer. Jashtë është ndryshe, pasi lojtarët kanë rregulla. Shkojnë në stërvitje në 9 dhe largohen nga aty në 7 të darkës, prandaj grumbulloh­en më shumë në Kombëtare”,

pohoi ish-lojtari i Tiranës. Gjithashtu, Osmani ka zbuluar se Tirana ka marrë ofertë 300 mijë euro për portierin Visar Bekajn, por është refuzuar nga drejtuesit bardheblu. Më saktë, presidenti i bardhebluv­e, që kërkon më shumë para nga portieri që është blerë goxha këtë verë nga Prishtina. “Na ka ardhur një ofertë prej 300 mijë eurosh për Visar Bekajn. Presidenti e ka refuzuar këtë ofertë, pasi mendon se ai vlen më shumë. Në rast se do të aktivizohe­j me Kosovën, sigurisht që çmimi i tij do të rritej dhe do të kishte oferta më të larta për të”, tha Osmani.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania