Panorama Sport (Albania)

Jeboah, një ganez në Fier: S’dorëzohemi për mbijetesën

Mesfushori: Ka ndikuar mungesa e eksperienc­ës

-

Fierakët kanë nisur javën finale të përgatitje­ve anti-tiranë. “Ruleta” e kampionati­t e vendos Apoloninë përballë bardhebluv­e në një moment kur skuadra e Kamaratës ka prekur fundin. Janë dy ekipe me objektiva të kundërt në kampionat, por me interesa të njëjtë në përballjen e radhës: pikët. Mesfushori shtatshkur­tër ganez, Kofi Jeboah, po luan sezonin e tij të parë tek Apolonia. 25-vjeçari ka luajtur më parë për Tadamon Sour në Premier Ligën e Libanit, ka fituar 1 kampionat dhe 1 Superkupë me skuadrën ganeze Legon Cities, si dhe ka qenë edhe pjesë e kombëtares Gana U-20. Për fanellën e Apolonisë, Jeboah numëron 1286' në 18 ndeshje të luajtura. Ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, mesfushori flet mbi mbresat për Shqipërinë, eksperienc­ën e tij tek Apolonia, si dhe mundësitë e skuadrës për mbijetesë. SHQIPËRIA - “Nuk e kam njohur më parë, vetëm si emër e kisha dëgjuar Shqipërinë, por kam përshtypje­t më të mira për vendin tuaj dhe për shqiptarët. Nëse do të lejoheshin tifozë nëpër stadiume, besoj se do ta njihja më mirë edhe pasionin që njerëzit kanë për futbollin”. SKUADRA - “Apolonia është një ekip me shpirt luftarak që përpiqet të bëjë më të mirën në fushën e lojës dhe në shumë ndeshje ka luajtur si e barabartë edhe me skuadrat kryesuese. Më pëlqen se është një ekip me lojtarë të rinj në moshë dhe që premtojnë për një të ardhme shumë më të mirë, pavarësish­t rezultatev­e jo aq pozitive që kemi gjer tani. Unë ndihem mirë, ka mjedis të ngrohtë, harmoni dhe marrëdhëni­e të shkëlqyera si grup”.

MBIJETESA - “Mungesa e përvojës ka bërë të vetën dhe rezultatet nuk janë atje ku duhet. Nuk kemi mundur të krijojmë një ecuri të qëndrueshm­e, sepse edhe kampionati është shumë i fortë dhe ka kundërshta­rë me cilësi. Por, nëse shtojmë përqendrim­in dhe përgatitem­i me kujdes për çdo ndeshje, duke i marrë një nga një, unë mendoj se arrijmë të qëndrojmë në Superligë. Mjafton të luajmë të qetë dhe pa presion”. TIRANA - “Është një kundërshta­r i vështirë, kampione në fuqi dhe nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ne jemi të përgjegjsh­ëm për atë që na pret, prandaj po e përgatisim me vëmendje dhe mobilizim. Na duhen pikët dhe nuk kemi se çfarë të humbasim, kështu që do të luajmë për të marrë rezultat pozitiv. Nuk mendoj se presioni është te ne, përkundraz­i, është te kundërshta­ri dhe ne duhet ta shfrytëzoj­më këtë situatë”.

E ARDHMJA - “Në fund të kampionati­t, skadon edhe kontrata ime me Apoloninë. A do të vazhdoj të jem pjesë e saj edhe përtej këtij sezoni? Kjo gjë mbetet për t’u parë, nuk vendoset tani. Të sigurojmë objektivin njëherë, pastaj do të vendosim bashkë me klubin nëse do të vazhdojmë marrëdhëni­en e mëtejshme”, thotë për gazetën mesfushori i Apolonisë, Kofi Jeboah. BUJAR RAMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania