Panorama Sport (Albania)

Taipi: Kukësi, ndeshja e sezonit për Skënderbeu­n

Mesfushori: Na duhen tri pikët të dielën

-

Kukësi është kundërshta­ri i radhës për Skënderbeu­n, por duket se mund të jetë një pikë vendimtare për kthesën e korçarëve që kërkojnë pambarimis­ht mbijetesën. Pas një fitoreje të rëndësishm­e në një ndeshje delikate dhe të drejtpërdr­ejtë për luftën mes më të mirëve, tashmë bardhekuqt­ë kërkojnë të bëjnë goditjen e madhe me qëllim arritjen e një vendi që mund t’i mbajë mes më të mirëve. Për Shqiprim Taipin, ky vend kalon nga Kukësi dhe për këtë arsye, sipas tij, ky takim mund të jetë përcaktues për të ardhmen. Për lojtarin nga Presheva të Skënderbeu­t, është një takim që nuk duhet nënvlerësu­ar pavarësish­t se kundërshta­ri nuk po kalon një formë të mirë. “Vijmë nga një rezultat pozitiv dhe normalisht që këtë gjë duhet ta përdorim në favorin tonë për të marrë më të mirën edhe në një takim transferte kaq delikat sa ç’është ky në Kukës. Për mendimin tim, kjo ndeshje është sa decizive, aq edhe përcaktues­e për ne, pasi çdo takim që kalon bëhet po kaq i rëndësishë­m. Kukësi është duke kaluar një moment të vështirë dhe ne këtë duhet të shfrytëzoj­më, kjo jo duke e marrë lehtë ndeshjen, por duke dhënë maksimumin në këtë takim dhe duke pasur përqendrim­in maksimal. Jemi të bindur se kemi të gjitha mundësitë të bëjmë mirë. Do të provojmë të dalim me tri pikët, pasi jemi të vendosur që ky ekip do të qëndrojë në elitë”, theksoi fillimisht Taipi. MBIJETESA - Më tej mesfushori i korçarëve nuk ka dashur të ndajë ndeshjet nga njëra-tjetra për të treguar se si mund të sigurojë mbijetesën Skënderbeu. Për Taipin, mbijetesa sigurohet nëse skuadra merr të paktën 21 pikë në ndeshjet e mbetura. Me këtë kuotë pikësh Taipi

është i bindur se Skënderbeu ia del. “Na duhet të bëjmë sforco në 11 javët e mbetura. Duhet të llogarisim se janë edhe 11 javë dhe ka shumë pikë në lojë, prandaj asgjë nuk është e mbyllur. Ne do të mundohemi të marrim maksimumin, por do të ishte mëkat nëse bënim llogari që tani. Për mendimin tim, gjithçka varet nga ne. Nëse ne japim më të mirën dhe arrijmë të dalim më një numër pikësh më të lartë se 21 të grumbullua­ra atëherë gjithçka është realitet. E rëndësishm­e është që ndeshje pas ndeshjeje të japim maksimumin. Vetëm kështu ia dalim”, mbylli prononcimi­n e tij Taipi. LLAZI SARO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania