Panorama Sport (Albania)

RREGULLORJ­A PËR RËNIEN

-

* Faza e tretë “play out” do të përcaktojë skuadrat që do të zbresin nga Kategoria e Parë në Kategorinë e Dytë, ku luajnë ekipet e renditura nga vendi i pestë (5) deri në vendin e nëntë (9) të grupeve A dhe B të Kategorisë së Parë sipas një skeme të përcaktuar.

* Në përfundim të sezonit aktual, klubet e renditura përkatësis­ht në vendin e tetë (8) dhe të nëntë (9) të grupeve A dhe B bien menjëherë nga Kategoria e Parë në të Dytën.

* Në përfundim të sezonit aktual, klubet e renditura përkatësis­ht në vendin e shtatë (7) të grupeve A dhe B do të zhvillojnë një ndeshje finale me vendet e dyta të grupeve A dhe B të Kategorisë së Dytë, përkatësis­ht:

* Vendi i 7-të i Grupit A në Kategorinë e Parë do të zhvillojë një ndeshje me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit B të Kategorisë së Dytë;

* Vendi i 7-të i Grupit B në Kategorinë e Parë do të zhvillojë një ndeshje me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë;

* Ndeshjet “play off” do të zhvillohen në një stadium të përcaktuar nga FSHF-JA.

* Skuadrat e renditura në vendet 2, 3, 4 dhe 5 të grupeve A dhe B të Kategorisë së Dytë do të zhvillojnë një ndeshje “play off” me sistem eliminimi brenda grupit përkatës, sipas skemës së përcaktuar: vendi i dytë me të pestin dhe i treti me të katërtin. Ndeshjet do të luhen me një takim në fushën e skuadrës së renditur më mirë. Në rast barazimi për 90 minutat e lojës së rregullt, ekipi i renditur më mirë në klasifikim­in përfundimt­ar kualifikoh­et për në ndeshjen finale.

* Klubi që në përfundim të sezonit aktual në Kategorinë e Dytë, pozicionoh­et në vendin e parë të grupeve A dhe B, ngjitet direkt në Kategorinë e Parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania