Panorama Sport (Albania)

Shpëtoi Besën nga “play out”, Lila: Gara e vërtetë nis tani

“Nuk heqim dorë nga elita, në lojë edhe vendi i dytë”

- FERIZ FERIZAJ

Besa shpëtoi sezonin duke mundur El basanin. Ishte një fitore e vuajtur, por e artë. Pas një serie rezultates­h zhgënjyese gjatë tërë fazës së dytë, verdhezinj­të u kthyen. Me këtë trepikësh skuadra e Artan Mërgjyshit parakaloi Lushnjën, duke hyrë në grupin e promocioni­t. Ishte Bledar Lila ai që me golin e tij në minutën e 91-të, u dha frymëmarrj­e kavajasve. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, heroi i kësaj sfide shprehet: “Vinim në këtë takim pas humbjes së papritur me Tomorin dhe psikologji­kisht nuk ishim në lartësinë e duhur. Kjo u pasqyrua edhe në lojë, sidomos në pjesën e parë. Elbasani diti ta shfrytëzon­te këtë ngërç psikologji­k tonin dhe na shënoi. Vetëm pas golit e kuptuam se po përsëritej e njëjta gjë si përballë Tomorit. Atëherë mblodhëm të gjitha forcat për të reaguar. Kishim edhe disa mungesa për shkak dëmtimi e kjo na e bëri më të vështirë. Kur ndeshja po mbyllej, besimi që patëm na shpërbleu. U ndjeva i çliruar që shënova golin e dytë, atë të fitores, duke qetësuar stafin dhe shokët. Ishte më shumë një ‘luftë’ psikologji­ke. Më vjen mirë që gjithçka kaloi dhe jemi në zonën e promocioni­t. Në fillim të sezonit as që mendohej mospjesëma­rrja në katërshen e parë, por gabimet tona na sollën këtu”, tha Lila për të cilin gara e vërtetë për Besën fillon tani. Teorikisht mund të arrihet edhe Egnatia, por kavajasit synojnë të paktën të renditen të dytët, gjë që u krijon një tjetër mundësi për të synuar Superioren nga ndeshjet shtesë. “Gara jonë e vërtetë fillon tani. Ndeshjet përballë Egnatias, Tomorit e Pogradecit do të jenë njëra më e fortë se tjetra, por ne nuk heqim dorë nga elita. Në mos nga vendi i parë, në lojë është edhe i dyti. dy javë që kemi në dispozicio­n do të na shërbejnë për të rikuperuar dëmtimet dhe gjendjen psikologji­ke, për të rinisur kështu kampionati­n sikur të ishte java e parë”, përfundoi 20-vjeçari.

 ??  ?? Bledar Lila, mesfushori 20-vjeçar i Besës
Bledar Lila, mesfushori 20-vjeçar i Besës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania