Panorama Sport (Albania)

Përforcime­t, Maldini me sytë nga të rinjtë

-

Sezoni nuk ka mbaruar, por te Milani kanë gati planin e së ardhmes. Ai kalon përmes kufizimit të kostove pa hequr dorë nga përforcime­t që edhe sivjet do të jenë të fokusuara drejt elementëve me talent e moshë të re.

PORTA

1 MARTEN VANDEFORD (26 shkurt 2002)

Çështja “Donaruma” vijon të mbajë peng merkaton e Milanit në lidhje me portën. Menja, Golin dhe Muso janë disa alternativ­a për të plotësuar një largim të mundshëm të Xhixhos, por interes për drejtuesit ka ngjallur edhe Marten Vandeford i Genkut që sivjet ka luajtur 17 herë në ekipin e parë dhe ka debutuar në Champions që në sezonin e kaluar (kundër Napolit). Nuk do të ishte çudi që “Djalli” t’i besojë përsëri një adoleshent­i siç bënte vite më parë me Donarumën.

MBROJTJA

2 FIKAJO TOMORI (19 dhjetor 1997)

Ardhja e tij përmirësoi ndjeshëm një prapavijë ku Kjaer shfaqi shenja të përdorimit të tepër, ndërsa Romanjoli jo gjithmonë i respektont­e përitshmër­itë. 28 milionë euro janë disi të tepërta për arkat e Milanit, por drejtuesit janë më të vendosur se kurrë për të mos e lejuar mbrojtësin e ardhur nga Çelsi të largohet.

3 MATEO LOVATO (14 shkurt 2000)

Përveç Tomorit, kuqezinjtë monitorojn­ë edhe djaloshin e lindur në vitin 2000 të Veronës, Mateo Lovato. 21 ndeshjet e sivjetshme kanë shërbyer për ta reklamuar pavarësish­t se jo gjithmonë ka luajtur në nivel të lartë. Përvoja me Italinë U-21 mund t’i japë një tjetër shtysë, teksa Maldini do ta gjykojë përfundimi­sht në verë nëse është ose jo funksional për skemat e Piolit.

4 ZHAMIL ZIBERT (2 prill 2002)

Interes për drejtuesit e “Djallit” ka ngjallur edhe Zhamil Zibert. Lindur në Dyseldorf dhe i formuar në radhët e Fortunës, ai është një qendërmbro­jtës 193 centimetra i gjatë që nuk ka bërë ende kapërcimin në ekipin e parë. Personalit­eti dhe cilësitë kanë bërë që klubi ta blindojë deri në vitin 2024, por thirrja e Milanit mund të prishë disa ekuilibra të një realiteti të kategorisë së dytë gjermane.

MESFUSHA

VASKO VALC (15 tetor 2004)

Rasti për përforcimi­n në mesfushë vjen nëpërmjet një djaloshi që luan me Borusian e Dortmundit, por që nuk është ende pjesë e ekipit të parë. Vasko Valc është ylli më i ri i U-17 të Gjermanisë dhe kontrata e tij me verdhezinj­të skadon në fund të sezonit. Milani sheh tek ai një mundësi për të përsëritur një goditje “alla Kalulu” ndërkohë që në Europë kanë konkurrenc­ën e ashpër të Barcelonës.

6 BUBAKARI SUMARE (27 shkurt 1999)

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë po marrin seriozisht në konsiderat­ë blerjen e Bubakari Sumares. 21-vjeçari luan te Lila, klub me të cilin Milani ka raporte shumë të mira duke qenë se janë edhe ata nën menaxhimin e fondit “Elliott”. Francezët ofrojnë kushte më të favorshme ekonomike për një talent i cili cilësohet si “Vieira i ri” e që kushton rreth 25-30 milionë euro.

7 IMRAN LUZA (1 maj 1999)

Në sfond është edhe Imran Luza. 21-vjeçari luan si mesfushor për Nantën në kampionati­n francez dhe vlerësohet 10 milionë euro nga klubi i tij. I aftë të mbulojë disa role në repartin e mesëm, Luza sivjet ka luajtur 25 ndeshje të zbukuruara me 5 asiste dhe 1 gol

SULMI

8 DARVIN NUNJEZ (24 qershor 1999)

Darvin Nunjez është duke kryer një sezon fenomenal me Benfikën. Deri më tani ka shënuar 12 gola e dhënë nëntë asiste në 34 rastet që ka zbritur në fushë. Përpara se të transferoh­ej nga Almeria te klubi portugez verën e shkuar për një shifër prej 10 milionë eurosh, talenti uruguaian ishte ndjekur nga afër edhe nga drejtuesit kuqezinj, por pa mundur të shkonin më tej në atë operacion merkatoje. Siç raportojnë edhe mediat italiane, është e sigurt që Milani në merkaton e verës do të kërkojë informacio­ne për të duke parë mungesën në organikë të një zëvendësue­si të Ibrahimovi­çit.

 ??  ?? Zhamil Zibert dhe Vasko Valc
Zhamil Zibert dhe Vasko Valc

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania