Panorama Sport (Albania)

I mohoi golin në Serbi, Makelie: Më fal Ronaldo!

Ia mohoi fitoren në Serbi, Makelie: Nuk isha i lumtur kur e pashë rastin të përsëritur në dhomat e zhveshjes

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ndoshta është vetëm ndeshja e dytë eliminator­e dhe asgjë nuk është komproment­uar ende. Në të njëjtën kohë edhe arbitrat si çdo qenie njerëzore mund të gabojnë, por ndodh shpesh që një gol i mohuar pa të drejtë të vendosë edhe fatin e një brezi të tërë, duke qenë se një Kupë Bote organizohe­t një herë çdo 4 vite dhe duke parë se sa shumë ka evoluar futbolli, duket e pafalshme që të ketë gabime tilla, si ai që ndodhi me golin e Kristiano Ronaldos në Serbi. Mungesa e VAR-IT apo në rastin e Serbiportu­gali, “Syri i fajkoit”, është diçka e papranuesh­me për FIFA-N (organizato­rja e eventit). Por arsyen pse këto eliminator­e zhvillohen pa ndihmën e teknologji­së e shpjegon ish-arbitri italian, Luka Mareli: “Në ndeshjen Serbi-portugali, edhe sikur të kishte pasur VAR, vështirë se ai gol do të akordohej, duke qenë se nuk do të kuptohej saktësisht nëse sfera e kishte kaluar të gjithë vijën apo jo, duke parë se në Angli, për shembull, në ndeshjen Siti-liverpul, për 2 milimetra goli nuk u akordua. Ajo që i sqaron saktë këto situata është ‘Goal Line Technology’ dhe jo VAR-I. Pse nuk është futur teknologji­a në këto eliminator­e? Arsyeja është se shumë federata europiane, si Moldavia, Gjibraltar­i, San Marino dhe Andorra, për shembull nuk kanë mundësi ekonomike për ‘Goal Line Technology’. Kjo kushton 100 mijë euro, jo 500 euro... Dhe fakti që bëhet fjalë për teknologji­në, FIFA ka bërë këtë zgjedhje pasi përveç disa federatave në Europë, në Afrikë për shembull vetëm Afrika e Jugut ka mundësinë ekonomike ta përdorë atë, asnjë vend tjetër. Po kështu mund të ndodhë edhe në kombëtare si Amerika Qendrore e Jugore apo edhe në Azi. Ndaj, është menduar si një lloj baraspeshe nga ana e FIFA-S, ndonëse kur sheh episode si ai që i ndodhi Ronaldos në Serbi, kuptohet se sa e nevojshme është bërë teknologji­a”, tha Mareli.

FALJET E MAKELIESË – Ndoshta episodi i 5-6 sekondave finale të ndeshjes Serbiportu­gali bënë xhiron e botës në pak çaste, edhe pse bëhej fjalë për një gol të shënuar nga Kristiano Ronaldo, figura e të cilit është shumë e madhe dhe me peshë në botën e futbollit... Një tjetër gol fantazmë siç e pësoi Holanda ndaj Turqisë, i realizuar nga De Ligt bëri më pak bujë dhe mbi të gjitha i vetmi që pranoi të dalë përpara medias dhe të pranojë gabimin ishte pikërisht Dani Makelie.

“Bilbili” holandez, i ftuar në një prononcim të shkurtër nga e përditshmj­a portugeze “A Bola”, pranoi gabimin dhe faljet që i kërkoi Kristiano Ronaldos dhe pjesës tjetër të kombëtares luzitane: “Sipas politikës së FIFA-S dhe institucio­nit që ne përfaqësoj­më,

e vetmja gjë që mund të them pas atij momenti është se menjëherë pasi e pashë rastin në dhomat e zhveshjes, duke parë edhe llogaritë që më kërkoi trajneri i Portugalis­ë, e kuptova që kisha gabuar. Menjëherë pasi analizova rastin, e ndjeva që të shkoj në

dhomat e zhveshjes së Portugalis­ë dhe t’i kërkoj falje Kristiano Ronaldos, trajnerit Fernando Santos dhe pjesës tjetër të Kombëtares portugeze, për atë që ndodhi në fushë. Ashtu si futbollist­ët, edhe ne si skuadër arbitrale stërvitemi dhe punojmë

shumë fort që të marrim vendime të drejta gjatë një ndeshjeje. Por, kur marrim dhe shohim momente të tilla, të cilat vijnë edhe për më tepër në një formë ekstreme, sigurisht që nuk jemi aspak të lumtur. Na vjen keq”, përfundoi arbitri Dani Makelie.

 ??  ?? Protesta e Ronaldos tek anësori, pas golit në Serbi
Protesta e Ronaldos tek anësori, pas golit në Serbi
 ??  ?? Trajneri Santos duke protestuar tek arbitri Makelie
Trajneri Santos duke protestuar tek arbitri Makelie
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania