Panorama Sport (Albania)

Zot ruaj Mbretëresh­ën dhe Shqipërinë!

- Nga SOKOL BALLA

Në tetë mars të vitit 1989, në shkallët e RTSH-SË, vetëm 20 metra larg rreshtit të parë të policëve, që kishin blinduar “Qemal Stafën” para ndeshjes me Anglinë, kisha një dilemë të fortë dhe të parën në...

Në tetë mars të vitit 1989, në shkallët e RTSHSË, vetëm 20 metra larg rreshtit të parë të policëve, që kishin blinduar Qemal Stafën para ndeshjes me Anglinë, kisha një dilemë të fortë dhe të parën në jetën time as 16-vjeçare. Gjithmonë, kisha patur akses në evenimente­t e pakta ndërkombët­are sportive, por atë drekë të ftohtë marsi, nuk ishte ky rasti. Anglia nuk ishte një ekip i zakontë. Me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipëria nuk kishte marrëdhëni­e diplomatik­e, por çuditërish­t ndryshe nga ekipet sovjetike, me ato britanike kishim luajtur gjithmonë. 17 nëntori kishte eliminuar Linfield-in e Irlandës së Veriut në vitin 1983, Shqipëria kishte barazuar me Irlandën e Veriut disa herë, Tirana kishte barazuar me Rangers të Glasgout, po kështu edhe Dinamo, por kurrë rrugët tona nuk ishin kryqëzuar me Anglinë. Viti 1989 nuk ishte një vit i zakonshëm. Shqipërisë po i shqyhej pjesa e saj e Perdes së Hekurt. Pak muaj më vonë në të njëjtin stadium Al Bano dhe Romina tërbuan shqiptarët dhe u injektuan Lirinë, duke nxjerrë për herë të parë rrugëve, blinda të rinj të policisë. Regjimit vetëm një ndeshje me Anglinë nuk i duhej atë vit. Por, Anglia e Bobby Robson erdhi një ditë më herët më 7 mars, duke tronditur kryeqyteti­n. Gascoigne nuk i rezistoi interesit dhe doli para 15 katëshit duke bërë fotografi me njerëz të rrugës. Mes tyre me siguri dhe Gëzim Kullufi, banor i pashpallur i 15 katëshit, me të cilin Gascoigne ndante sensin e natyrshëm të gaztorit të pashpallur, të lypësit entuziast të vëmendjes, të protagonis­tit spontan. Por, ishte dhe Anglia e Gary Lineker, i cili ndërkohë kishte ardhur dy herë në pak vite, si lojtar i Barcelonës, por në Vlorë e jo në Tiranë. Ishte Anglia e John Barnes, të parit zezak që çante në kombëtaren e “Tre Luanëve” dhe të shumë paragjykim­eve, përfshirë dhe racizmin. Por, pak kujtojnë se në radhët e saj ishte dhe njëfarë Bull, një sulmues me fizik mundësi, i cili në fakt kishte thyer një rekord. Ishte thirrur në Kombëtare, megjithëse luante në Second League. Por, ky ishte vendimi i Bobby Robson dhe Robson ishte Sir “Bobby”. Askush nuk e sfidonte dot.

Mirëpo, kjo ishte vetëm gjysma e dilemës. Gjysma tjetër ishte më e fortë; përpara syve të mi, një tifoz shkodran me valëviste 500 lekëshin e kuq flakë, për biletën time 30 lekëshe të njëzetëshe­s. Im atë ma kishte blerë, pasi ishte e pamundur të më fuste në atë ndeshje. S’di si shkodrani ma kishte parë atë copë letre me tis kaf në dorën time, të shtrënguar fort nga frika e moshumbjes. Por, ai këmbënguli aq shumë, e rriti çmimin aq lart, saqë kur tundi 500 lekëshin e kuq, ula kokën dhe shkëmbyem vlerat që kishim në dorë, secili me besimin se kishte marrë më shumë sesa kishte dhënë. Por, në pak minuta e kuptova pse shkodranit i kishin shndritur sytë nga lotët, ai kishte blerë një copë lirie. Unë e kisha dhënë dhe s’kisha lënë asgjë për veten, veç 500 lekëshit, që nuk mbushi dot varfërinë e vjetër të xhepave të mi. As ndeshjen nuk e pashë. Kur mbërrita këmbëzvarr­ë në shtëpinë time te ‘Mine Peza’, gjithçka kishte mbaruar. Barns në minutën 15-të dhe Brian Robson, nipi i trajnerit, kishte blinduar rezultatin në minutën 63.

Që nga ai 8 mars, më ka ndjekur një “mallkim”. Më duket sikur kam bërë një mëkat të madh dhe prej 36 vjetësh jam vënë në një garë për të kapur të shkuarën, një garë që sigurisht nuk e kam fituar kurrë. Dhe fajin e ka Anglia. Në ndeshjen e kthimit, në Uembli, një ndeshje që u transmetua nga “Radio Tirana”, por nuk u dha nga “TVSH”-JA, mospasja e imazheve shtoi dozat e heroizmit. Në portë mungonte Musta, nuk di pse, por edhe Mersini. Mes shtyllave përfundoi Blendi Nallbani, vetëm 17 vjeç, i cili thonë bëri heroizma, megjithëse ndeshja përfundoi 5 me 0 për Ushtarët e Shën Gjergjit (shenjti të cilit i falen anglezët. Kryqi i kuq, i cili është simboli i flamurit anglez dhe elementi kryesor i Union Jack, flamurit të përbashkët Britanik ose simbolit ndoshta më të njohur në botë)

Nallbani sigurisht kishte bërë disa pritje interesant­e, por sensin e ndeshjes ma dha Skënder Hodja, qendërmbro­jtësi i 17 nëntorit dhe i Kombëtares në atë ndeshje. Rastësisht në një vizitë në shtëpinë time, unë i bëra atij ndoshta pyetjen time të parë të profesioni­t tim të ardhshëm: “Si ishte të luaje në Uembli?”

U kthye dhe më pa në sy. Ndoshta nuk priste një 16vjeçar t’i bënte një pyetje, që nuk lidhej me Londrën, me xhinset apo Koka Kolën. Ndaj ndoshta zgjodhi të më thoshte të vërtetën: “Fusha na dukej e rrumbullak­ët. Nuk e kuptonim ku ta hidhnim topin. Na sulmonin nga të gjitha anët. Nallbani? Hero se ndoshta ishte i vetmi që nuk shihte prapa dhe nuk i merreshin mendtë”. Lineker dhe Beardsley (gungaçi i Liverpool-it), Chriss Waddle dhe Paul Gascoigne shënuan tragjedinë e Uemblit, por në Instagrami­n e FSHFSË, pashë dje mrekullinë e panjohur, golin e Sul Demollarit, që për Shilton duhet të jetë goli i tretë më i hidhur në karrierë, pas dy golave të Maradonës në 16-shet e Botërorit Meksikë 1986. Një gol i anuluar për një pozicion jashtë loje, të një lojtarit tonë brenda zonës së rreptësisë, ndërkohë që Sula e ekzekuton mrekullinë e tij në një diagonale mbi 22 metra. Ky

ishte në fakt, mrekullia e Uemblit dhe Sula heroi i vërtetë, pasi kombet e vogla nuk i mundin dot të mëdhenjtë. Vetëm mund t’i sfidojnë ato.

E mendoja këtë ndërsa i hipja avionit nga Londra, përmes Athinës, për të mbërritur në Tiranë në 23 mars 2001, për të parë pak ditë më vonë, ndeshjen e tretë mes Shqipërisë dhe Anglisë. Dy të parat nuk më la t’i shihja Enver Hoxha dhe Blloku i tij. (Si padashje harroja që për të parën, “faji” ishte i 500 lekëshit të shkodranit, që dhe sot pas 32 vjetësh më ngjan me ngjyrën e kuqe të ferrit dhe të mosfaljes së vetes për atë mëkat). Por, nuk do ta humbisja për asgjë ndeshjen e 28 marsit 2001 në ‘Qemal Stafa’. (Në libretin e ndeshjes së djeshme FSHF ka vënë gabimisht datën 28 prill 2001). Kisha disa vite që jetoja në Londër dhe kisha verifikuar me sytë e mi, atë që Hodja më tregonte për Uemblin e rrumbullak­ët. Stadiumi, krenaria e anglezëve, ishte në fakt jo një stadium futbolli. Pista e tij ishte e rrumbullak­ët. Ajo përdorej për gara kuajsh e sidomos qensh dhe fusha e futbollit, ishte edhe fushë rugby, një tjetër sport që ka lindur në Angli, nga qyteti me të njëjtin emër. Rugby, thonë anglezët është sporti i të varfërve që luhet nga fisnikët. Kjo është arsyeja përse ai sport fizik nuk sjell viktima, por maksimumi thyerje hundësh dhe brinjësh. Pasi fisnikët kanë edhe një kod kur përleshen. Kurse futbolli… gjithmonë sipas anglezëve, është sporti i të pasurve që luhet nga të varfrit. Ndoshta jo më kot, është dhe rruga më e shkurtër për t’u bërë i pasur, pa shitur drogë e pa vrarë njerëz. Ndaj (duke iu kthyer Uemblit) të luaje futboll aty, nuk ishte e lehtë, pasi edhe përmasat e fushës së tij, ishin më të mëdhajat e një fushe futbolli. Tani mendoni si janë ndjerë aty, çunat tanë, që bluzat u nxirrnin djersë përballë anglezëve, bluzat e të cilëve nxirrni birrë dhe uiski!

Por, në ndeshjen e 28 marsit 2001, për pak ndodhi mrekullia. Një stadium i stërmbushu­r, ku unë shquajta e më pas bëra dhe foto me legjendën gjermane Horst Hrubesch. Njeriu që i kishte shënuar disa gola Shqipërisë, gjatë eliminator­eve të Botërorit Spanjë ‘82, ishte i dërguar aty nga DFB-JA për të ndjekur edhe Anglinë, por edhe Shqipërinë, me të cilën ndeshej më pas në atë grup të hekurt e të tmerrshëm, nga ku Anglia u kualifikua vetëm në sekondën të fundit me një gol të Beckham ndaj Greqisë, ndërsa Gjermania mezi mundi Shqipërinë 4 me 3, me golin 4, në minutë të ‘94. Në atë ndeshje të tretë mes shqiponjav­e dhe luanëve, veshi për herë të parë bluzën e Anglisë Ashley Cole, një mbrojtës i shkëlqyer i Çelsit, por ndeshja mbahet mend për 5 minutat e fundit. Altin Rraklli, që ishte tashmë në fund të karrierës, u fut në fushë vetëm në minutën 85-të. Por, brenda pak minutave ngriti stadiumin në këmbë. Pas një pasi në anësore në të djathtë të gjysmëfush­ës jugore, ai shtyu topin para dhe e ndaloi me të djathtën e tij në fund të rrjetës së anglezëve, të cilët deri në atë moment, ashtu si në 1989-ën, kryesonin 0 me 2. Por, nuk mjaftoi me kaq. Një minutë e pak më vonë Rraklli shënon sërish, por gjyqtari nga Luksemburg­u nuk e pa të udhës të ishte fajtor për eliminimin e anglezëve. Rasti më pas përfundoi në hetim dhe FIFA e klasifikoi te padrejtësi­të dhe e përdori si ‘casestudy’ për të ndryshuar rregullore­n. Por, dënoi ama Shqipërinë me 80 mijë franga zvicerane. Pas anulimit të golit të dytë të Rrakllit që do ta çonte ndeshjen në barazim, tifozët ulërinin të irrituar. Një goditje këndi në minutën e 93-të, në të majtë të gjysmëfush­ës jugore, Beckham afrohet pranë flamurit të këndit, por befas këputet e rrotullohe­t përtokë. Sipas hetimeve, tifozët duhet të kishin hedhur një tapë plastike, e cila si duket kishte goditur për “vdekje” Davidin delikat. Nga ajo korne, një tjetër Cole (Endrju, sulmues i Mançester Junajtidit), shënoi golin e tretë. Ishte Shqipëria që po rilindte. Shqipëria që mundi Greqinë 2 me zero, një ekip për Shqipërinë e madhe, atë të zemrës dhe jo të territorev­e, me Canën, Dallkun, Currin dhe çunat e tjerë dardanë, që lanë mundësitë për të luajtur me ekipe të mëdha të vendeve ku ishin natyralizu­ar dhe veshën fanellën kuqezi. Mirëpo, në futboll në fund fitojnë anglezët. Të paktën kur luajtën me ne. Kjo u provua edhe në shtator 2001, kur në St.james Park të Njukasëlli­t, në veri të Anglisë, ata na mundën sërish. Me Michael Owen dhe Robbie Fowler, një ndeshje, ku megjithatë shkëlqeu sërish portieri ynë, Foto Strakosha. Po për mua ndeshja zhvillohej ngjitur me ulësen time. Aty ku rrinte Sir Bobby Robson. Trajneri i Anglisë së 8 marsit 1989, asaj Anglie që nuk e pashë kurrë, Anglisë që e “shita” për 500 lekë, Anglisë që ndiqja nga pas që atëherë, e që tani e kisha ulur në krahun tim të majtë. Në të djathtë kisha tim atë, i cili buzëqeshte dhe me shtynte: “Merri një autograf”. Autografin ia mora Sir Bobby Robsonit, tashmë i lehtësuar se pas 12 vjetësh, edhe im atë më kishte falur për gabimin tim të marsit 1989 (Janë ca gjëra që nuk blihen me para. Sidomos liria dhe kujtimet).

Dhe ndërsa truri radhiste kujtimet dhe ndjenjat, në pasditen e 28 marsit 2021, këmbët ecnin drejt “Air Albania Stadium”. Tashmë përballja me të shkuarën ishte më direkte. Sërish eci mes “RTSH”-SË dhe stadiumit. Shumë gjëra nuk janë më. Nuk është më ‘Qemal Stafa’, megjithëse ruhen akoma shkallët dhe hyrja e dikurshme (Uembli i vjetër nuk e pati dhe as kaq fat). Nuk është më as tim atë. Por, ai më kishte falur 20 vjet më parë. Një gjë nuk ka ndryshuar; Përballë sërish policët dhe mezi po prisja… Por, nuk më zhgënjyen sërish. Më thanë t’i bija nga Presidenca e më pas të rrotullohe­sha (e në fakt të vija pothuajse në të njëjtin vend, por pasi të bëja një xhiro 100 metërshe). Pasi kalova presidencë­n duke përshëndet­ur me “mënyrën” time Ilir Metën, kalova me shpejtësi sheshin “Nënë Tereza” duke shtrënguar edhe më shumë maskën, a thua se instikti më nxiste të ruhesha më shumë nga përqendrim­i i virusit aty, nga mitingu i ditës së premte, duke menduar se përse vendimet në këtë vend vazhdon dhe i merr o policia, o ata që mendojnë njëlloj si ajo. Por, ndërsa i afrohem tribunës së medias, kuptoj sesa shumë ka ndryshuar jo vetëm Shqipëria. Jemi çuditërish­t shumë gazetarë, kryesisht të medias sportive dhe shumë gazetarë të opozitës. Mes tyre shquaj mikun dhe kolegun Çimpeka, i cili kishte thyer kështu betimin e tij publik për të mos shkelur kurrë në këtë vepër “korruptive” të qeverisë Rama, “Air Albania Stadium”. Por, në fund të fundit, kush gjykohet nga fjalët në këtë vend? Në fakt që nga koha e premtimit të Çimit, ka kaluar shumë kohë. Edhe Rama bile ndërkohë ka qenë për vizitë te “Syri”. I vetëm dhe stoik në bojkotin e tij ndaj superstadi­umit të ri me një superkullë sipër, është Ilir Meta. Por, te “Syri” ama, shkon akoma.

Edhe pjesa tjetër e borgjezisë opozitare, që shan oligarkët dhe u merr para, ishte aty. Pa Laps në dorë, por me gjuhën e helmët të xhelozisë për atë që nuk kanë dot. Një pjesë me këpucë “Church’s”, të sjella nga çunat e Londrës, një pjesë me atlete “Gucci” veshur nga gocat e Instagrami­t. Përpjekje të dëshpëruar­a për të fshehur mungesën e madhe të mirësisë, e të qetësisë nga pamundësia e pasjes së asaj që ka dikush tjetër.

Për disa fitorja ka mbërritur, kohë para 25 prillit. Dikush mund të inatoset, dikush mund të idhnohet. Dikush mund të vërë buzën në gaz. Të gjithë ama fajësojnë qeverinë për arsye të kundërta. Buzëqesh dhe shikoj ndeshjen. Për fat ngjitur kam legjendën e gazetarisë sportive Bashkim Tufën, me të cilin bëj vetëm muhabet futbolli. Ca gjëra nuk ndryshojnë në “Qemal Stafa”, apo “Air Albania”. As Bashkim Tufa, as borgjezia opozitare, as Rama e as anglezët. Anglezëve, Armand Duka u ka bërë dhuratën më të madhe: fushën. Një fushë perfekte. Aty ku Walker i Man. Citit fluturon si Skywalker i Star Wars, ku Mason Mount valëzon si Nureyev, ku edhe Macguire, një gënjeshtar i ulët, por mbrojtës i madh, duket i pakalueshë­m. Këtij Macguire-it ne shqiptarët i paskëshim ngacmuar motrën në Mykonos vjet, por në fund doli që kishte gënjyer. Por, jemi në kohë pandemie dhe tifozët kuqezi nuk janë që t’i bëjnë asaj të fala kolektive nga shkallët bosh të stadiumit. Kemi vetëm Uzunin e hutuar dhe të frikësuar, që preferon më mirë të gjuajë jashtë një gol të sigurt, sesa të prishë traditën e mundjes nga anglezët. Dhe me të njëjtin rezultat: 0 me 2. Nga golashënue­si më i mirë i Botërorit 2018 në Moskë, Harry Kane dhe Nurejevi londinez i Çelsit, Mount. Ne u ndjellim fat skuadrave të mëdha. Desh eliminuam Gjermaninë e Yupp Derwall-it në 1981, por ajo përfundoi nënkampion­e e botës një vit më vonë. Mundëm Belgjikën e Sciffo e Pffaf, por ajo përfundoi e katërta në Botërorin e Meksikës. Mundëm Portugalin­ë e Ronaldos në 2014, por ajo përfundoi kampione e Europës në 2016. Vetëm anglezët nuk kanë nevojë për “hajmalinë” tonë. Pasi na mundën dy herë në 1989, dolën të katërt në Botërorin Italia 90. Në vitin 2001, kualifikim­in ua rrezikoi Gjermania, që i mundi 5 me 1 në Uembli, në ndeshjen e fundit të stadiumit legjendar. Gjermania në atë Botëror u ndal vetëm në finale nga Brazili i Fenomenit.

Bota është gjithnjë e më e vogël, si topi i futbollit. Por, gjërat ndryshojnë jo me të njëjtën shpejtësi dhe jo gjithmonë me drejtësi. Për shembull, Berat Gjimshiti, mbrojtësi më i mirë i Shqipërisë, nuk u mor nga De Biazi, në Europianin 2016. Në vend të tij shkoi Andi Lila, një mbrojtës i qeshur, me fizik e inteligjen­cë që nuk i ecnin gjithmonë njësoj në fushë. Dje ai pa ndeshjen me Bashën dhe i dhuroi bluzën e Kombëtares me numrin 9. Kushedi si shenjë mirënjohje­je meqë Basha e la jashtë listës për deputetë. Një kritikë më pak për liderin e opozitës, dhe këtu edhe unë jam dakord. Por, bluza ka një kleçkë. Shqiponjën e ka vizatuar Edi Rama, që në 2016-ën. Mirëpo Lila nuk ka nga ta dijë. Në atë kohë stërvitej fort dhe nuk kishte dot mundësi të lexonte. As Basha, megjithëse ka lexuar që 4 vjeç. Por, kohët kanë ndryshuar dhe lajmi ecën më shpejt dhe ja, e morën vesh tani. Pak sekonda më vonë, ‘Balkan Web’ nxjerr me shpejtësi lajmin: “Aurela Basha publikon në “Instagram”, foton: “Ja zemra jonë gjatë ndeshjes me Anglinë. Shqipëria fiton!” Shqipëria humbi. Në fund si gjithmonë fitojnë anglezët. Si në vitin 1989, si në 2001. Është ndoshta arroganca e superiorit­etit, forca e gjunjëve apo ironia e fatit. Paul Gasgoigne kështu do jetë ndjerë kur bënte foto me shokët e Gëzim Kullufit para, 15 katëshit e me siguri do jetë tallur bashkë me ta, me “gradaçelën” qesharake të komunizmit tonë grotesk. Por, sot mbi stadium ka një kullë dy herë sa ajo ndërtesë. Dhe me të nuk tallesh dot. Sot edhe opozita ka borgjezinë e saj, dhe para se të shajmë atë, të gjithë shajmë të njëjtin kryeminist­ër. Falë Zotit dhe pandemisë, është maska reale higjenike që mundëson përmbajtje­n. Ndërkohë legjenda tjetër sportive, që s’di pse sot nuk është në stadium, më ngacmon në celular. Shakohoxha më shkruan mesazh, ndërsa luhej himni britanik: “Mos bëj kot, dukesh që këndon himnin e Mbretëresh­ës”. Maska ndihmon fshehjen e përgjigjes së sinqertë, por jo ama zërin kur këndoj refrenin e këngës sime të preferuar: “Nga lufta kush largohet, është tradhtar”. Dhe ndërsa vras mendjen se në këtë luftë, cilat janë palët, në fund më ngushëlloj­në gjithmonë anglezët. Ata edhe kur fitojnë, edhe kur humbin, këndojnë gjithmonë të njëjtin varg. Ndryshon vetëm gjinia e monarkut. Prej 79 vjetësh i këndojnë Elizabetës. Ajo është Anglia e tyre.

Po Shako! Mbrëmë dhe unë këndova me ta:

Zoti ruaj Mbreteresh­ën! Dhe je që je, edhe Shqipërinë!

 ??  ??
 ??  ?? Tiranë, 1989, para hotel “Tirana”. “Ushtari i popullit” në mes të futbollist­ëve anglezë Paul Gascoigne (djathtas) dhe Tony Cottee
Tiranë, 1989, para hotel “Tirana”. “Ushtari i popullit” në mes të futbollist­ëve anglezë Paul Gascoigne (djathtas) dhe Tony Cottee

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania