Panorama Sport (Albania)

Rregullorj­a për Kupat e Europës dhe "play out"

-

Klubet e futbollit të cilat do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në garat e organizuar­a nga UEFA, do të përcaktohe­n si më poshtë:

klubi që shpallet kampion për Kategorinë Superiore në sezonin 2020-2021, do të marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Kampioneve;

klubi që shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencë­s;

klubet që renditen në vendet 2 dhe 3 në klasifikim­in përfundimt­ar të Kategorisë Superiore do të marrin pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencë­s;

nëse klubi i shpallur kampion i Superiores fiton njëkohësis­ht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë ekipi i renditur në vendin e katërt në klasifikim­in përfundimt­ar, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencë­s;

nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë, fiton njëkohësis­ht edhe Kupën, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencë­s;

nëse skuadra e shpallur kampione, fiton njëkohësis­ht edhe Kupën dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është e renditur në vendet 2 dhe 3, atëhere skuadra e renditur në vendin e 4-t, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencë­s;

Ndeshja "play-out": ekipet që e mbyllin kampionati­n e Kategorisë së Parë në vendet e dyta të grupeve A dhe B, do të luajnë një ndeshje finale mes tyre për të përcaktuar skuadrën fituese që do të përballet më pas me vendin e tetë të Kategorisë Superiore. Ndeshja mes të dytës më të mirë të Kategorisë së Parë dhe vendit të tetë në Superiore do të zhvillohet në stadiumin e skuadrës së vendit të tetë. Kjo do të përcaktojë klubin që do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore në sezonin 2021-2022.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania