Panorama Sport (Albania)

Arbëri: Ky Tomor i ngjan ekipit të vitit 2000

- EDI SPAHIU

Tomori shpërblehe­t pas fitores me Egnatian. Bledar Sinella ka vendosur që skuadra të pushojë për disa ditë, para se të nisin “sulmin” për kreun. Skuadra do të kthehet në fushë vetëm të mërkurën, për të përgatitur ndeshjen me Pogradecin (që luhet më 10 prill). Klodian Arbëri e quan të suksesshëm sezonin deri në këtë fazë të kampionati­t dhe elitën një mision plotësisht të realizuesh­ëm. Ish-sulmuesi i njohur, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, analizon ecurinë në këto 16 javë. “Fitorja ndaj Egnatias më ka emocionuar jashtëzako­nisht. Ishte e pastër dhe e merituar. Skuadra tregoi personalit­et të fortë dhe cilësi në fushë, çka vjen e gërshetuar me karakterin e vet futbollist­ëve dhe trajnerit, që janë sinkronizu­ar me vetë natyrën dhe karakteris­tikat që ka traditë futbolli beratas. Kjo skuadër më ngjason me atë të sezonit 1999-2000 kur u shpallëm nënkampion dhe këtu kam parasysh ngjashmëri­të dhe cilësitë, që po i rendis më poshtë. Janë një skuadër me ambicie dhe e ndërtuar për të fituar. Kanë një trajner si Bledar Sinella, që punon me të njëjtin përkushtim si dikur profesor Kiço Mile. Sinella është arkitekti i kësaj skuadre dhe këtij suksesi të deritanish­ëm. Ekipi luan me frymë grupi dhe ka një goleador si Mikel Canka, që më ngjason mua për rendimenti­n dhe garancinë që ofron në fitoret dhe kanë si faktor mbështetës po të njëjtat personazhe si familja Toto. Kjo e fundit, me angazhimin e saj si donatore, ka ringjallur besimin e një qyteti të tërë dhe ka ngrohur skuadrën dhe stafin teknik. Ndërkohë që dhe bashkia nuk po kursehet për asgjë. Klubi, me strukturat e tij në varësi, po i shërben rikthimit të Tomorit në nivelin e traditës dhe historisë së tij. Për këto arsye, unë jam shumë optimist se futbolli beratas do t’i rikthejë sërish emocionet e përjetuara nga brezi im nënkampion, 21 vite më parë”, ka përfunduar deklaratën e tij ishsulmues­i i mirënjohur dhe trajneri aktual Klodian Arbëri, ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania