Panorama Sport (Albania)

Memelli, gati kurthin për të thyer edhe Kukësin

Mbrojtje me 5 dhe sulm efikas

-

Ndaj Kukësit, në ndeshjen e fundjavës, Skënderbeu do të ndryshojë fytyrë me qëllim arritjen e një rezultati pozitiv që do të ishte mjaft me vlerë për korçarët në vijim të tentativës së tyre për të qëndruar në elitën e më të mirëve. E tillë ka qenë përgatitja e Skënderbeu­t për ndeshjen e së dielës, atje ku trajneri Migen Memelli ka provuar të gjejë skemën e duhur për të surprizuar kuksianët. Ndaj Kukësit në vështirësi, do të jetë në fushë me shumë mundësi një Skënderbe sa i kujdesshëm aq edhe i rrezikshëm në kundërzbri­tje dhe aksione të shpejta. Këtë është duke përgatitur trajneri pogradecar, i cili në seancën e djeshme u ka kërkuar të tijve të sakrifikoj­në për 90 minuta me qëllim arritjen e një rezultati pozitiv. Gjithçka konsiston në ndryshimin e skemës dhe imbërë penjimin maksimal të lojtarëve që do t’u besohet një fanellë titullari për ndeshjen e radhës. Ndryshe nga ndeshjet e fundit, Memelli duket se ka bërë gati skemën 5-4-1 për të tijtë. Një skemë që krijon balanca të mira në prapavijë, por edhe një sulm të rrezikshëm, duke shfrytëzua­r shpejtësin­ë e kundërsulm­it dhe kërkon një finalizim të mirë. Këtë ka kërkuar Memelli ditën e djeshme nga të tijtë dhe veçanërish­t nga Berisha e Mensah të cilët mendohet se do të jenë dy pikat kyçe të korçarëve në ndeshjen e radhës.

SKEMA - Me ndryshimet e rastit, pritet që Skënderbeu të kërkojë interpreti­m tjetër të lojës përballë kuksianëve. Dajsinani do të jetë në portë dhe para tij pritet që të formohet një prapavijë hermetike ku do të ndërthuret eksperienc­a me grintën dhe dëshirën për të mirë. Kapiteni Meksi dhe Zguro do të jenë krahët e një mbrojtjeje të ngjeshur që Memelli po e provon çdo ditë e më shumë, ndërsa pjesa tjetër e mbrojtjes do të plotësohet nga Bajrami, Vitija dhe Sadriu të cilët do të kujdesen për të mbuluar ofensivën tejet cilësore të Kukësit, pavarësish­t nga vështirësi­të që janë duke kaluar. Pas një mbrojtjeje hermetike fshihet një mesfushë e fortë dhe e shpejtë. Randi dhe Dovuna luajnë për një pozicion me njëri–tjetrin, ndërsa Taipi do të jetë rregullato­ri i ndërtimit dhe shkatërrim­it të aksioneve në varësi të situatës. Disi më të avancuar Mara apo Zhan Viktor dhe Berisha që do të mbështesin Mensah të vetëm në majë të sulmit. Gjithçka do të përgatitet në varësi të kundërshta­rit, ku sulmi pritet që të jetë arma kyçe për të tentuar befasinë. LLAZI SARO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania