Panorama Sport (Albania)

Lëv: Gjermania, e destinuar për Botëror

“Sane është rritur shumë, ja kush është pasardhësi im perfekt”

-

Pas fitoreve 3-0 ndaj Is landës dhe 1-0 ndaj Rumanisë, kombëtarja gjermane do të luajë sot ndeshjen e tretë ndaj Maqedonisë së Veriut. Një fitore do të ishte një hap i sigurt drejt kualifikim­it për në Botërorin e Katarit në vitin 2022. Këtë mendim kishte edhe trajneri Joahim Lëv, i cili tha se skuadra e tij do të japë gjithçka për të mbyllur në vend të parë këtë fushatë kualifikue­se.

Si është gjendja e skuadrës pas këtyre dy ndeshjeve?

Dje dhe sot (dje) ka qenë ditë pushimi ku kemi zhvilluar disa terapi rehabiliti­mi. Të gjithë lojtarët janë kontrollua­r nga stafi mjekësor. Doktorët më kanë thënë se të gjithë janë të shëndetshë­m. Gosens që ishte i dëmtuar do të jetë në stërvitjen e fundit.

Çfarë keni vendosur për formacioni­n?

Më duhet të pres stërvitjen e fundit para ndeshjes. Mund të them vetëm që në portë do të luajë Ter Shtegen. Pjesën tjetër do ta vendos vetëm pak orë para ndeshjes. Gyndoan do të jetë kapiten nesër (sot) në fushën e lojës.

Sa i druheni Maqedonisë së Veriut?

I kam parë ndeshjet e fundit të tyre dhe më duhet ta pranoj që nuk janë një kundërshta­r më i dobët se Rumania. Teknikisht, kanë lojtarë të mirë dhe me përvojë. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, duhet të tregojmë forcën tonë që në start.

Çfarë keni konstatuar në dy ndeshjet e fundit?

Kemi bërë shumë mirë disa gjëra që më parë nuk kanë funksionua­r. Më pëlqen që skuadra luan e disiplinua­r taktikisht. Kjo është shumë e rëndësishm­e për ne. Vetëm kështu mund të shmangim ndeshje të dobëta si ajo ndaj Spanjës. Në mbrojtje kemi punuar shumë dhe rezultatet kanë qenë të kënaqshme, edhe pse duhet të përmirësoh­emi ende.

Jeni penduar për vendimin e marrë për t’u larguar në fund?

Nuk është se e kam menduar shumë. Po mendoj vetëm për të tashmen dhe për të bërë sa më mirë në Europian. Ndoshta kur të vijë ai moment mund të ndiej një lloj keqardhjej­e. Është normale pasi kam punuar shumë vite këtu.

Kë shihni si pasardhësi­n tuaj?

Nuk më takon mua të flas për këtë gjë. As me lojtarët nuk është diskutuar kjo temë. I kam sugjeruar presidenti­t të federatës që trajneri i cili do të vijë, të jetë shumë i lidhur me lojtarët dhe të dëgjojë gjithmonë atë që ata kanë për të thënë. Kjo është shumë e rëndësishm­e.

Folët për mbrojtjen, çfarë duhet të përmirësoj­ë ajo?

Kam lojtarë që luajnë në skuadra të mëdha. Deri tani nuk është se janë thirrur seriozisht në detyrë, por koha kur do të përballen ndaj kundërshta­rëve të rëndësishë­m është afër dhe për këtë gjë duhet të punojnë shumë.

Sa ndryshon kjo skuadër me atë të Ligës së Kombeve?

Po shoh një skuadër më kompakte dhe me më shumë dëshirë për të fituar. Lojtarët po mundohen të jenë gati për Europianin, kjo është diçka e mirë. Ligën e Kombeve e shoh më shumë si një humbje kohe dhe lodhje sesa diçka që na shërben.

Çfarë mendoni për Gosens, është rritur si lojtar?

Robin po bën një sezon të mirë me Atalantën. Seria A është një kampionat shumë i vështirë dhe me shumë rivalitet. Mendoj që ai është gati për të bërë hapin e madh edhe këtu në kombëtare. Ka shumë kualitet dhe për rolin që ka kjo është diçka shumë e rëndësishm­e.

Do të jetë gati Kros për Europianin?

Shpresoj që po. Toni është një lojtar i pazëvendës­ueshëm për skuadrën tonë. Sapo ta kalojë këtë dëmtim, do të jetë një lojtar formacioni. Mezi po e presim.

Sane duket se ka gjetur formën e tij të mëparshme. Sa i rëndësishë­m është ai për ju?

Leroi ka ndryshuar shumë si lojtar. Tani ai e ndihmon skuadrën edhe në fazën mbrojtëse dhe kjo më kënaq shumë. Ndaj Islandës dhe Rumanisë më ka pëlqyer shumë. Kjo e bën atë një lojtar edhe më të kompletuar. Është një hap shumë i rëndësishë­m përpara për të.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania