Panorama Sport (Albania)

SHQIPËRIA SHQIPËRIA E E TRETA , Manaj Manaj dhe dhe Uzuni Uzuni japin japin shpresë

Kuqezinjtë vuajnë edhe ndaj ekipit më të dobët në botë, por lëmë pas Poloninë në renditje

- OLSI TUJANI

Reja Reja “dorëzohet”: Po Po reflektoj për për skema të tjera Roshi del hapur: hapur: Nuk Nuk më përshtatet përshtatet moduli i i trajnerit

Shqipëria fiton 0-2 në San Marino dhe ar rin objektivin minimal: 6 pikë në tri ndeshjet e para. Thjesht “detyrat e shtëpisë”. Mirëpo, në San Marino, megjithëse dominon me çdo statistikë: zotërim topi, tentativa, gjuajtje dhe këndore, e ndërlikon së tepërmi me vendin e fundit në renditjen e FIFA-S. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja shpërdoron 45 minutat e para me një rreshtim standard, 3-5-2, që nuk sjell asnjë rrezik për vendësit, me përjashtim të një gjuajtjeje nga Hysaj duke zhgënjyer totalisht. Roshi dhe Uzuni sapo hyjnë në të dytën shtojnë një marsh dhe bashkë me Manajn zgjidhin këtë takim. Kuqezinjtë arrijnë të lënë Poloninë pas, por dukshëm ka gjëra për të reflektuar nga të gjithë për të mos ndërlikuar kaq shumë ndeshje me ekipe si San Marino dhe Andorra, si dhe për të shfrytëzua­r edhe më mirë formën e jashtëzako­nshme që po kalon pjesa dërrmuese e lojtarëve të formacioni­t.

TAKTIKË STANDARDE

Edi Reja vijon me formatin standard 3-5-2, kur edhe dy anësorët janë Hysaj dhe Lenjani, lojtarë tipikë me tipare mbrojtëse, pavarësish­t se përballë është skuadra e vendit të fundit në FIFA. Gjimshiti, Veseli kanë në krah të rikthyerin pas më se dy vitesh, Ajetin, në qendër. Përpara tyre, Ramadani në qendër dhe Bare majtas e Laçi djathtas. Broja dhe Manaj në sulm, por furnizohen shumë pak. Përballë është San Marino që mbrohet me forca të shumta pa e kaluar “kufirin” e mesfushës.

PJESA E PARË

Shqipëri e ngadaltë. Skuadra kuqezi ka gjithçka në kontroll, zotërimin e topit dhe iniciativa­t për të ndërtuar, por topi mbahet më tepër sesa duhet në këmbë, lojtarët janë shumë të ngadaltë në veprime dhe ndërtojnë shumë pak për të furnizuar dyshen Broja-manaj. Manovra në ndërtim e skuadrës sonë është shpesh e pakuptuesh­me, përveçse shumë e lexueshme për pikën e vetme të pasimit që gjendet gjithmonë te lojtari pas shpinës dhe jo me vertikaliz­ime përpara. Duhet të kalojnë 14 minuta që Bare dhe Manaj, me kombinime të bukura nga e majta, të nxjerrin në moment goditjeje Hysajn, në hyrje të zonës që dërgon të parën tentativë në kuadratin e portierit Benedetini. Minutat kalojnë dhe Shqipëria bën shumë pak. Në të 25-ën, Qazim Laçi ka të vetmen mundësi që të gjuajë nga jashtë zonës, por mbi tra. Refreni është i njëjtë,

Gjimshiti mundohet të hapë lojën nga e majta në të djathtë, por Ramadani dhe Laçi para tij nuk bëjnë si duhet filtrimin për të furnizuar dyshen Brojamanaj. Ky i fundit provon nga një goditje dënimi, por vetëm forcë dhe përplasje në mur. Lenjani hedh krosime më të

sakta nga e majta, por në dy raste dalin Hysaj dhe Laçi në pozicion goditës, që nuk fitojnë dot duelin në ajër. Ky fraksion mbyllet 0-0.

PJESA E DYTË

Reja e kupton për vetëm 40 sekonda që çoi dëm pjesën e parë me zgjedhjet që kishte

bërë. Kaq sekonda dhe Uzuni, i sapofutur bashkë me Roshin në vend të Brojës dhe Ramadanit, gjuan drejt portës me rastin e parë të rrezikshëm. Tani Shqipëria spostohet në 34-3 dhe bëhet e rrezikshme. U deshën 61 minuta deri në tentativën e parë në portë për Strakoshën, një gjuajtje qendrore pa asnjë problem. Pak minuta më vonë, Hysaj dhe Roshi kanë një tentativë, pa ia dalë. Në të 63-ën, Uzuni asiston me një krosim të saktë dhe Rei Manaj në qendër me kokë shënon. Më në fund Shqipëria zhbllokohe­t dhe kalon në avantazh. Më tej, Uzuni dhe Ramadani bëjnë

tentativat e radhës, por i pari ndalet nga portieri dhe i dyti gjuan keq mbi tra. Shqipëria ndryshon marsh, bëhet më sulmuese, më e rrezikshme. Manaj dhe Hysaj do të godasin shtyllën, por i pari në pozicion jashtë loje, ndërsa kapiteni vërtet i pafat pas një aksioni të bukur. Goli i dytë vjen sërish me ndihmën e traversës. Gjimshiti godet me kokë dhe sfera ndalet në traun e portës, më pas është një tentativë drejt kuadratit që devijohet nga Uzuni, i cili gjen golin e dytë me Kombëtaren. Shqipëria siguron 3 pikët e radhës dhe i gëzohet kalendarit, pasi lë pas Poloninë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania