Panorama Sport (Albania)

Shkumbini ngec në Luz, Sopoti rrëmben kreun

Librazhdas­it të parët, shpartallo­jnë Shënkollin në shtëpi

- ALDO BUZI LEDION QOSHKU

Shkumbini ndalet në Luz, ndërsa Sopoti sh katërron Shënkollin dhe merr kreun e grupit A të Kategorisë së Dytë pas 17 javësh kampionat, duke qenë tashmë me një pikë më tepër se peqinasit. Në ndeshjen e luajtur në Luz u shënuan katër gola, por nuk pati fitues. Loja i kishte të gjitha brenda, nga kartonë të kuq dhe deri te tre penalltitë e akorduara. Në minutën e 17-të mesfushori Zuna pengohet në zonën peqinase dhe ka penallti. Myslimi

tregohet i saktë dhe kalon Luzin në avantazh. Shkumbini reagon menjëherë, teksa kapiteni Ramazani ndjek një top të ardhur nga goditja e këndit dhe barazon shifrat. Gjatë minutave në vijim, Moukoko, Myslimi dhe Ramazani rrezikojnë portat. Gjithsesi, peqinasit

bëjnë diferencën në fillimin e pjesës së dytë, kur Lamçja pengohet nga Xhika dhe gjyqtari akordon penallti. Ekzekuton Mustafaj dhe kalon peqinasit në avantazh. Mirëpo, sulmuesi peqinas bëhet protagonis­t negativ në minutën e 77-të, duke lënë Shkumbinin me 10

lojtarë pas ndëshkimit me të kuq për shkak të një ndërhyrjej­e të gabuar. Luzi merr zemër afër fundit dhe bën gjithçka për të shkuar te barazimi. Insistimi i vendësve shpërblehe­t në shtesë, kur pas një prekjeje të topit me dorë, arbitri akordon penallti për Luzin. Nga pika

e bardhë është sërish Myslimi, që godet saktë dhe vulos barazimin 2-2.

GOLEADA - Tjetër fitore e thellë e librazhdas­ve të Besnik Kolës, këtë herë ndaj Shënkollit me tetë gola. Ky triumf ishte i veçantë, pasi përkoi edhe me kryesimin. Goli i Arnold Rreshkës që në minutën e 6-të pret hovin e lezhjanëve dhe i jep Sopotit hapësirën e duhur që të kthejë ndeshjen në goleadë.

Kapiteni Mirel Çota, pasi merr një pas perfekt nga Sejdini, shënon golin e dytë për Sopotin. Golat pasojnë njëri-tjetrin, pasi Sejdini trefishon nga pika e bardhë. Pa u mbyllur pjesa e parë realizoi një supergol, Endri Goci. Në pjesën e dytë pati vend edhe për dy gola të tjerë të Çotës, si dhe Llojkut e Kullafi. Për Shënkollin realizoi Ndoj golin e nderit dhe gjithçka mbyllet 8-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania