Panorama Sport (Albania)

Siti heq dorë nga Mesi, Haland ose Lukaku për sulmin

Norvegjezi do kushtonte 350 milionë euro

-

Mançester Siti ka vendosur që të mos paraqesë asnjë ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi, në fund të këtij sezoni. “Qytetarët” nuk do të mundohen ta bindin kapitenin e katalanasv­e, në skadencë kontrate në “Camp Nou”, për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij këtë verë, gjë që e provuan ta bënin në fillim të këtij sezoni, por pa sukses. Barça vendosi veton dhe nuk e lejoi të largohej pa shlyer vitin e fundit të kontratës. Anglezët do përpiqen që ta zëvendësoj­në golashënue­sin e tyre më të mirë, Serxho Agueron, pas konfirmimi­t të largimit të tij në fund të sezonit dhe duan një tjetër sulmues kalibri. Emrat e përmendur në listën e Guardiolës janë Erling Haland, Herri Kejn dhe Romelu Lukaku. Sipas “Sport”, zgjedhja e Sitit për të mos tentuar më për Mesin vjen edhe për shkak se drejtuesit e rinj të Barcelonës kanë lëshuar sinjale se e ardhmja e “Pleshtit” pritet të vazhdojë të jetë klubi spanjoll dhe Siti nuk dëshiron që të humbasë kohë, duke e spostuar vëmendjen në objektiva më konkrete. Përveç bomberit të Totenhemit, Herri Kejn dhe atij të Interit, Romelu Lukaku, dëshira e parë e Pep Guardiolës mbetet Erling Haland.

SHIFRA TË ÇMENDURA – Por sipas “The Sun”, operacioni për të transferua­r talentin e Dortmundit në “Etihad” këtë verë, mund t’i kushtojë Sitit në total 350 milionë euro. Norvegjezi, i cili ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje për Dortmundin këtë sezon (8 asiste), ka një kontratë deri në vitin 2024 me gjigantët e Bundesligë­s. Përveç vlerës së kartonit për ta shkëputur nga Borusia, anglezëve t’u duhen minimalish­t 183 milionë euro vetëm për rrogën. Raiola do të kërkojë për klientin e tij 20vjeçar një kontratë 5-vjeçare prej 704 mijë eurosh në javë, e cila do ta bënte atë futbollist­in më të paguar në historinë e Premier Ligës. Ai ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej mbi 100 milionë euro, por ajo hyn në fuqi vetëm në vitin 2022. Janë shifra të çmendura, që përveç sheikëve të Sitit mund t’i paguajë vetëm një tjetër klub sot në Europë, PSG. Për Halandin, “Etihad” do të ishte një destinacio­n i preferuar emocionali­sht, ku gjithashtu luajti babai i tij, Alfinge. Problemi i vetëm për Sitin është se menaxheri i tij Mino Raiola, nuk ka një marrëdhëni­e të shkëlqyer me Pepin. Por, për këtë mund të negociojë Alf-inge, i cili është edhe këshilltar­i i të birit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania