Panorama Sport (Albania)

Reja: Po reflektoj skema të tjera

“S’bëhet ekipi për një vit, prisja më shumë nga Broja se po bën mirë në kampionat të madh”

- OLSI TUJANI

Shqipëria vuajti pjesën e parë në San Marino dhe kjo e bën trajnerin që të mendojë për skema të tjera nga rreshtimi standard i përdorur prej tij, 35-2. Në deklaratën e dhënë për mediat në fund të ndeshjes, trajneri komentoi se çfarë ndodhi me Brojën, skemën e hedhur si dhe idenë e përdorimit të Hysajt e Lenjanit në këtë takim.

Në prononcimi­n pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku deklaroi:

LOJA

“Sigurisht e kishim për detyrë të fitonim. Patëm shumë raste dhe donim të fitonim 4-0, 5-0. Megjithatë, e rëndësishm­e është që morëm 3 pikët. Por, kur luan 3 ndeshje brenda pak ditëve, ekipi sigurisht që ndien lodhje. Provuam disa lëvizje më vertikale me Uzunin dhe Roshin në pjesën e dytë dhe skuadra u përpoq të reagonte. Krijuam më shumë mundësi dhe arritëm të shënonim, duke marrë 3 pikët”.

MESFUSHA

“Mesfusha u përpoq shumë në pjesën e parë, por nuk arritëm të dilnim te finalizimi. Në pjesën e dytë ishim më ndryshe dhe arritëm të finalizoni­m duke nxjerrë edhe golat. Në këtë ndeshje nuk ia vlen të luash edhe me më shumë se 3 mesfushorë në qendër. Mund të luanim edhe pa ata 3 të qendrës, pasi loja në krah na dha më shumë hapësira”.

SKEMA

“Luajtëm me 3 mbrojtës, por Lenjani dhe Hysaj më shumë u morën me fazën ofensive se me atë mbrojtëse. Doja të luaja me 4-4-2, të zhvendosja Lenjanin më përpara. Të dy lojtarët e krahëve krijuan shumë raste, pasi janë të tillë që i alternojnë mirë mbrojtjen dhe sulmin”.

BROJA

“Sulmuesit kanë vështirësi me këto ekipe si Andorra dhe San Marino, sepse mbyllen mbrapa. Shpresoja që ai të bënte më mirë. Është lojtar që ka nevojë për hapësira dhe has vështirësi në zona të ngushta.

Për pjesën e parë nuk jam i kënaqur, sepse bëmë pak gjuajtje në portë. Në pjesën e dytë, krijuam më shumë mundësi, derisa dolëm te goli. E kemi shumë të vështirë me skuadra të tilla që tërhiqen shumë mbrapa. Kjo më bën

të reflektoj edhe për skema të tjera. Do më pëlqente edhe mua të kishim shënuar më shumë gola dhe të kishim luajtur ndryshe, por ja që nuk ia dolëm dot”, u shpreh Reja.

Për “RTSH”, trajneri Reja tha se për të ardhmen

shpreson të ketë gati Nedim Bajramin, për të krijuar më shumë në sulm: FITORJA DHE LOJA “Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, ndërsa në të dytën ndryshuam diçka. Kishim disa raste për shënim, goditëm dy herë edhe shtyllën. Sigurisht që do të më pëlqente të luanim më mirë, por kjo është ndeshja e tretë brenda javës dhe është e vështirë të rikuperojn­ë energjitë lojtarët. Morëm 6 pikë dhe ia dolëm të arrijmë objektivin që kishim për këto 3 ndeshje. Megjithatë, ne duhet të bëjmë më mirë ndaj këtyre skuadrave, pasi kemi mundësi të bëjmë më shumë dhe kemi mundësi të rritemi më shumë. Pas këtyre ndeshjeve, mund të bëjmë ndryshime. Do të përpiqem të formoj një grup me 22 lojtarë. Shpresoj të na vijë edhe Bajrami, pasi do të na japë më shumë fantazi, në mënyrë që të kemi një lojë më shumë sulmuese. Nëse ke më shumë mundësi nga ana taktike, atëherë do të jetë më mirë”.

UZUNI NË STOL “Uzuni, luks të qëndrojë në stol? Unë duhet të bëja vlerësimet e mia gjatë kësaj kohe. Sigurisht doja t’i jepja më shumë mundësi Brojës, pasi ka bërë mirë me Viteshen në një kampionat të madh. Dua të krijoj një grup të pjekur. Dua të bëj një grup të skuadrës, për të ecur përpara, por skuadra nuk bëhet për një vit, duhet kohë. Kur gjen lojtarët e duhur, atëherë mund të them se jemi të bindur për lojën dhe skuadrën që do të kemi në vazhdim”, përfundoi Reja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania