Panorama Sport (Albania)

Hysaj: Skuadra ka shumë vlera, e vështirë të gjeje hapësira

-

Kapiteni Elseid Hysaj në prononcimi­n e dhënë pas ndeshjes për "Supersport" tregoi arsyet pse Shqipëria vuajti ndaj San Marinos. Ashtu si Andorra, edhe San Marinoja ngjeshet në mbrojtje, ndaj është e vështirë të gjesh hapësira, por edhe lodhja pati ndikimin e vet te kundërshta­ri, pasi janë luajtur 3 ndeshje për një javë. "San Marino është një skuadër si Andorra, që mbyllen shumë. Ishte e vështirë të gjeje hapësira në sulm. Në pjesën e dytë u lodhën, ne ishim më mirë fizikisht. Ndikuan edhe ndërrimet që bëri trajneri me futjen e Roshit dhe Uzunit. Raste kemi pasur shumë. Kemi bërë shumë korne. Ishte e vështirë që të kombinonim topin me njëritjetr­in. Por këto ndeshje kështu janë, edhe me Hungarinë, San Marino nuk pësoi gol për 70 minuta", u shpreh fillimisht mbrojtësi i Napolit. Në lidhje me objektivat dhe të ardhmen, kapiteni i kuqezinjve u shpreh: "Kemi 6 pikë në tri ndeshjet e para, jemi në lojë për objektivat. Besoj që jemi duke u rritur si ekip. Duhet të stërvitemi më shumë me njëri-tjetrin. Kemi kundërshta­rë të fortë, por kjo skuadër ka shumë vlera". Hysaj u pyet edhe për problemin që i ka dalë Nderim Bajramit dhe se a ishte në dijeni, që ai nuk mund të vishet kuqezi, pasi ka luajtur mbi 21 vjeç për Zvicrën. Për këtë pyetje Hysaj u përgjigj: "E dinim që Bajrami kishte disa probleme me dokumentet, por nuk e dija që gjërat janë shumë serioze. Shpresoj që të zhbllokohe­n problemet dhe të vijë me Kombëtaren, se është lojtar shumë i mirë dhe do të na japë një dorë në këtë periudhë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania