Panorama Sport (Albania)

Incident me flamurin dhe censurë, skandal i Spanjës me Kosovën

Televizion­i s’e tha emrin, gazetarët “luftë” për flamurin

- GENTJAN ALINANI

Ishte një ndeshje e rrallë dhe e çuditshme për televizion­in shtetëror të Spanjës, ajo e mbrëmshmja mes iberikëve dhe Kosovës. Përpara ndeshjes, komentator­ët dhe gazetarët kishin marrë urdhrin për të mos e quajtur përfaqësue­sen e “Dardanëve” në emër, por për ta bërë këtë emër: Federata e Futbollit të Kosovës. Kjo gjë ndodh për shkak të problemeve të brendshme që kanë në Spanjë për pavarësinë e Katalonjës dhe për këtë arsye, ata nuk e njohin Kosovën si shtet. Gjatë këtyre ditëve, gjatë gjithë reklamave, lajmeve dhe transmetim­eve të bëra “La 1” e ka shmangur emrin Kosovë, duke thënë që Spanja do të luajë me Federatën e Futbollit të Kosovës. Kjo ishte një provë zjarri edhe për komentator­ët, të cilët e analizuan këtë ndeshje nën trysni. Megjithatë, ndeshja u zhvillua sipas rregullave. Kosova kishte flamurin e saj në “La Kartuha” të Seviljes dhe përpara fillimit të ndeshjes u dëgjua edhe himni. FIFA ishte e prerë me spanjollët që të respektoni­n të gjitha të drejtat e kundërshta­rit të tyre në këtë ndeshje eliminator­e. Megjithatë, televizion­i shtetëror e transmetoi himnin e Kosovës. Mediat raportonin se mund ta shkëpusnin transmetim­in në atë moment. Regjia në fakt kishte zgjedhur të “hakmerrej” me një tjetër mënyrë duke e shkruar me të vogla emrin e Kosovës në grafikën që tregon rezultatin. Kjo gjë shkaktoi shumë polemika, por problemet politike vazhduan

ENRIKE NË ASHENSORNu­k ka qenë aspak e mirë pragndeshj­a kundër Kosovës për trajnerin e Spanjës, Luis Enrike. Trajneri i iberikëve bashkë me stafin e tij teknik ka ngecur në ashensorin e hotelit në momentin që do të dilnin për të shkuar në stadiumin “La Kartuha”. Kjo gjë bëri që pjesa tjetër e kombëtares spanjolle të nisej pa trajnerin, sepse në të kundërt do të rrezikonin shumë. Ai qëndroi për afro një orë i bllokuar deri sa erdhën teknikët dhe e zgjidhën problemin për t’i nxjerrë nga ashensori. Një situatë aspak e këndshme, sidomos kur ke përpara një ndeshje të rëndësishm­e. Enrike dhe stafi iu

bashkuan skuadrës me një tjetër autobus dhe mbërritën me vonesë në stadium. Për pak rrezikoi që ndeshja të fillonte, por erdhi në kohë.

FLAMURI I KOSOVËSNjë grup gazetarësh dhe të ftuarish nga federata e Kosovës kanë shpalosur një flamur në

shkallët e stadiumit, por kjo gjë nuk është pritur mirë nga federata spanjolle. Një punonjës i saj ka kërkuar që ta hiqnin, por ata diskutuan dhe debatuan duke dalë fitues nga kjo gjë. Edhe UEFA u ka dhënë të drejtë që ta mbanin flamurin sepse nuk kishte asgjë të keqe.

 ??  ?? Momenti i ekzekutimi­t të himnit të Kosovës përpara ndeshjes
Momenti i ekzekutimi­t të himnit të Kosovës përpara ndeshjes
 ??  ?? Televizion­i shtetëror i Spanjës shkruan me germa të vogla emrin e Kosovës
Televizion­i shtetëror i Spanjës shkruan me germa të vogla emrin e Kosovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania