Panorama Sport (Albania)

Gol nga mesfusha, por Spanja është superfuqi

Kosova ndryshoi skemën, polemika për stolin e Ramosit

- GENTJAN ALINANI

Kosova e dinte që të merrte pikë me Spanjën ishte mision i vështirë dhe i tillë rezultoi. Shkoi aty për të luajtur futboll, në një situatë aspak të qetë për shkak të problemeve politike mes dy vendeve dhe arriti të shënonte një gol spektakola­r me Halimin. Por, vetëm kaq nuk mjafton. Në Sevilje ekipi i Luis Enrikes arriti të fitonte 31 falë paraqitjes pozitive të Olmos dhe Torresit, mirëpo edhe këtë herë nuk munguan polemikat. Serxho Ramos e nisi nga stoli.

MAGJI E OLMOS - Bernard Shaland ndryshon skemën për të përballuar sulmet e shumta të Spanjës duke kaluar në një 3-4-1-2, me Hadërgjona­jn, Dresheviç dhe Alitin. Nga ana tjetër, Luis Enrike konfirmoi modulin 4-3-3 por la jashtë fushës së lojës kapitenin Serxho Ramos. Ishte një vendim teknik, i cili hapi shumë diskutime në Spanjë. Pjesa e parë ishte e gjitha në favor të Spanjës, nga fillimi deri në fund. Nuk vuajti kurrë në mbrojtje dhe në sulm ishte e rrezikshme duke kërcënuar disa herë portën e Ujkanit. Ky i fundit bëri 2 pritje mjaft të mira, por në të drejtën nuk mundej. Ishte spektakola­re goditja e Dani Olmos, e djathta e të cilit shkon në trekëndësh­in e Ujkanit. Ky i fundit thjesht e pa atë gol magjik. Dy minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për Spanjën dhe mbante firmën e Ferran Torresit. Dy sulmesit janë duke kaluar një formë mjaft pozitive dhe këtë e konfirmuan në fushën e lojës. Spanja kishte edhe raste të tjera për të shënuar, por nuk ia doli. Kosova u mundua të mbrohej, por nuk mundi t’u bënte ballë sulmeve të shumta të iberikëve.

SUPER HALIMI - Edhe pjesa e dytë kishte të njëjtën panoramë si ajo e para, me Spanjën që dominon çdo dyluftim dhe krijon futboll të shpejtë. Por, iberikët humbën shënjestrë­n përpara portës së Ujkanit. Një aventurë e portierit Pau Torres futi në lojë Kosovën. Dalja e tij e gabuar deri në mesfushë solli një supergol të Halimit. Lojtari i “Dardanëve” ia rrëmbeu topin dhe duke mos u menduar dy herë tentoi portën nga mesfusha. Askush nuk e ndali dot

goditjen e tij perfekte, e cila kërkonte një gjest të lartë teknik. Por, festa e Kosovës zgjati shumë pak. Nga një goditje këndi u shënua edhe goli i tretë dhe që vulosi triumfin e iberikëve. Moreno e devijon dhe i jep 3 pikë të rëndësishm­e për të marrë përkohësis­ht vendin e parë në renditje. Suedia ka një pikë më pak, por një ndeshje më pak. Kosova pas 2 ndeshjesh nuk ka grumbullua­r asnjë pikë.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga festimi i Kosovës pas supergolit të Halimit
Çast nga festimi i Kosovës pas supergolit të Halimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania