Panorama Sport (Albania)

Nga Halimi tek Ujkani: Spanja, shumë e fortë

-

Futbollist­ët e Kosovës e pranuan që Spanja ishte një rival i tjetër niveli dhe pavarësish­t faktit që ata dhanë maksimumin, ishte tepër e vështirë për të marrë rezultat pozitiv. Samir Ujkani dhe Besar Halimi folën për mediat kosovare pas përfundimi­t të sfidës duke i njohur meritat kundërshta­rit. Halimi ishte ai që u dha shpresë “Dardanëve” me supergolin e tij, por kjo gjë nuk mjaftoi.

UJKANI - Samir Ujkani thotë se Kosova është shumë larg nivelit të Spanjës, por se do ta ndërtojë rrugën e saj me një mentalitet sulmues dhe jo si Greqia që shkoi në transfertë­n iberike duke qëndruar në mbrojtje dhe mori një pikë. “Luftuam në fushën e lojës për njëri-tjetrin, por Spanja është një nga ekipet më të mira në botë. Jemi ende shumë larg nivelit të tyre. Ne provuam që t’i krijonim disa shanse. Por, ata kanë kualitet dhe krijuan mundësi të shumta për të shënuar. Spanja është superekip, por ne na duhet që të shohim lojën tonë, ku të përmirësoh­emi dhe të punojmë për të ardhmen. Ne nuk mbrohemi, por luajmë hapur dhe nuk kemi mentalitet­in e Greqisë”, tha kapiteni i përfaqësue­ses së Kosovës.

HALIMI - Besar Halimi realizoi një supergol dhe ndoshta ishte më i bukuri i karrierës së tij. Për fatin e keq nuk shërbeu për një rezultat pozitiv të Kosovës kundër Spanjës. “Jam shumë i lumtur që shënova atë gol të bukur. Në ato momente u dhashë shpresë të gjithëve, por jemi të dëshpëruar sepse pas 5 minutash pësuam gol shumë shpejt. Spanja është një nivel shumë i lartë dhe ishte e vështirë. Të gjithë tifozët duhet të jenë me ne dhe të na japin forcë për të ardhmen. Pozicioni? Shumicën e ndeshjeve i kam luajtur si këtë herë dhe unë jap maksimumin kudo. Kam fituar disa topa edhe në pjesën e parë, por me Spanjën është tmerrësish­t e vështirë”, ka thënë Halimi.

MURIQI - “Duhet të reagonim më shpejt, por ishte e vështirë. Ata shënuan një supergol, edhe pse e nisëm ndeshjen më mirë. Nuk duhet ta pësonim golin e dytë kaq shpejt. Këtu e bëjnë diferencën skuadrat e mëdha. Ne e dimë fuqinë e Spanjës”, tha sulmuesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania