Panorama Sport (Albania)

Limaj rikthehet si kapiten, por te Kukësi i... Hallaçit

Mesfushori 24-vjeçar është aktivizuar me ekipin U-21

-

Kukësi u bë pjesë e Superiores në sezonin 2012-2013 dhe ky edicion është më i dobëti për verilindor­ët në elitën e futbollit shqiptar. Pas 25 javëve të para, Kukësi mban vendit e gjashtë, aktualisht jashtë zonës europiane, me 32 pikë. Bilanci i deritanish­ëm i skuadrës së drejtuar nga Mirel Josa është 9 fitore, 5 barazime, 11 humbje dhe golavarazh 3231. Për të shpëtuar sezonin duhet që në 11 javët e mbetura kuksianët të sigurojnë biletën për në Europë përmes kampionati­t, pasi nga Kupa janë eliminuar. Ky mision nis nga ndeshja e së dielës, ku në “Elbasan Arena” presin Skënderbeu­n, i cili gjithashtu e ka si finale mbijetese. Ky ka qenë një sezon çudirash për Kukësin, ku edhe pse kanë nevojë për lojtarë me peshë, klubi ka luksin që një nga futbollist­ët më të mirë ta anashkaloj­ë me stil, vetëm e vetëm se ai nuk pranon të rinovojë kontratën. Pikërisht bëhet fjalë për ishkapiten­in, Vesel Limaj, që ka përjetuar lloj-lloj ndëshkimes­h këtë vit, që nga heqja e shiritit, degdisja tek ekipi U-21 si dhe ngrohja e stolit për një kohë të gjatë. Të martën Limaj është parë që të luajë me Kukësin U-21 ndaj Laçi U21. Madje, 24-vjeçari në këtë takim ka mbajtur shiritin e kapitenit për verilindor­ët, të cilët në fund u mundën 3-1 nga kurbinasit, ku golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Rraman Hallaçi e ka shënuar Kristi Karaj. Aktivizimi i kosovarit mbase është një sinjal për rikthimin në formacion tek ekipi i parë, që i duhet të bëjë mrekullitë për të shpëtuar sezonin. KUQEZINJTË - Shqipëria U-21 zhvilloi të martën një ndeshje miqësore me Bylisin në “Elbasan Arena”, ku humbi 0-1. Pjesë e skuadrës kuqezi ishin edhe tre futbollist­ët e Kukësit, pikërisht portieri Angelos Tafa, që luajti në pjesën e parë, si dhe mbrojtësit Redon Dragoshi dhe Altin Bytyçi, të cilët u aktivizuan për 90 minuta, duke bërë një paraqitje të mirë. Në këtë mënyrë, ata mbyllën grumbullim­in disa ditor dhe u bashkuan dje në stërvitje me ekipin e parë të Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania