Panorama Sport (Albania)

Bregu nuk e mohon interesin e Tiranës: Disa lojtarë janë kërkuar, por nuk ka akord

- BUJAR RAMA

Fierakët e kanë të qartë që janë epiqendër e vëmendjes jo në krahun pozitiv, por që shumëkush i artikulon si skuadrën e parë që do të rrëzohet një kategori më poshtë në fund të këtij kampionati, andej nga erdhi në fillim të sezonit. Por, të dalësh në konkluzion të parakohshë­m, kur janë në lojë edhe 11 javë, është nxitim i pavend sipas faktorit fierak. "Sa të paduruar jemi për të bërë parashikim­e! Le të presim dhe pastaj të bëjmë analiza", është kjo esenca e intervistë­s për "Panorama Sport" e drejtorit të përgjithsh­ëm të Apolonisë, Olsi Bregu, i cili risjell në vëmendje të opinionit sportiv edhe situatën e vjetshme, ku Apoloninë pakkush e parashikoi si ekipin që ngjitej në Superiore.

Bregu, Apolonia juaj, në vendin e fundit. Në fillim të sezonit u pretendua që do të ishte një skuadër për në Europë...

Së pari, po ju sqaroj që ne kemi shfrytëzua­r gjithë potenciali­n e mundshëm për të qenë në nivele më të larta, gjithë burimin njerëzor të skuadrës, me lojë të ndershme dhe me mundësitë tona, por ja që nuk jemi atje ku duhet. Diku na kanë ngrënë hakun, diku kemi gabuar ne, por, realisht, duke analizuar favoret dhe padrejtësi­të që na janë bërë këtij kampionati, ashiqare që nuk do të ishim me kaq pikë dhe në vendin e fundit.

Po justifikon­i renditjen e Apolonisë?

Absolutish­t, jo! Unë nuk dua që të bëj "apologji" për ekipin, kur ka luajtur keq dhe e kemi merituar humbjen, kemi qenë konkretë në atë që e kemi kritikuar skuadrën, por ama nuk e kemi "fryrë" kur na janë bërë padrejtësi të hapura dhe të dukshme, sepse nuk është ky parimi ynë. Për të përmbyllur pyetjen tuaj, po ju them: Shihni kronikat, rastet e moviolës në çdo ndeshje tonën dhe bëjeni vetë bilancin e pikëve minus apo plus që do të kishte Apolonia, nëse do të veprohej me drejtësinë e duhur në ato ndeshje ku ka pasur raste të dyshimta.

Keni rezerva për gjykimin? Mendoni se ka qenë me dashje kundër jush?

Gjykimi dhe gjyqtarët janë element i rëndësishë­m në fatin e një ndeshjeje, madje dhe të një kampionati. Po ju them edhe një herë që janë aty pamjet dhe gafat në disa ndeshje ndaj nesh dhe unë nuk dua të merrem me të shkuarën, me gjyqtarë apo dhe ndeshjet përkatëse ku na kanë ikur padrejtësi­sht jo pak pikë, nga vendimet që po i quaj "të nxituara". Ne jemi ekip "fair", duam të besojmë që gjyqtarët gabojnë nga ana njerëzore dhe nuk çirremi, duke vendosur ultimatume të tipit: "X gjyqtar shpallet 'non grata' në Fier". Cili do të ishte apeli i vlefshëm në kësi situate? Po e them hapur: Drejtësi, pa paragjykua­r të ashtuquajt­urat "ekipe të vogla" dhe pa pretendime! Thënë ndryshe, "jepi Cezarit, ç'i takon Cezarit".

Merkatoja e janarit... Vetëm Diop është "goditje në shenjë"...

E drejtë pyetja juaj, por po ju them që gjithçka në përzgjedhj­e është e drejtë e stafit teknik, me në krye trajnerin Kamarata. Askush nuk ndërhyn në këtë pjesë, jua siguroj. Mbase mund të kemi pasur ndonjë mendim për gjëra ndryshe në ndonjë ndeshje, por kurrë nuk kemi ndikuar. I kemi besuar një stafi teknik drejtues dhe do t'i besojmë gjer në fund. Kur të mbarojë kampionati, do të bëjmë llogaritë.

Ndeshja e radhës me Tiranën, me një kundërshta­r me të cilin vetëm 1 barazim ka marrë Apolonia në 25 vitet e fundit në transfertë. Sa mundësi ka Apolonia për të marrë pikë në këtë përballje?

Ne e dimë që asnjë ndeshje nuk i ngjan tjetrës, sikurse cilido e ka të qartë se nuk bën pjesë historia në 90 minuta për një përballje. Ne luajmë në Apoloninë e momentit, me "hallet" tona në renditjen e papërshtat­shme, por kam besim se do të dimë të bëjmë skuadrën e duhur për rezultatin e duhur, sepse nuk ka arsye të luajmë me presion ndaj Tiranës, gjë që djemtë tanë e kanë dëshmuar edhe në ndeshje të tjera me ekipe po kaq cilësore si bardheblut­ë. Ne besojmë te skuadra, te moduli dhe përzgjedhj­et e stafit teknik dhe mbetemi optimistë për një rezultat pozitiv kësaj të diele me Tiranën.

E. Sota, Gjata, Mihana, tre futbollist­ë të lakuar së fundmi si interes nga ana e Tiranës. Si qëndron e vërteta, sipas jush?

Nuk janë vetëm këta lojtarë që përmendët ju, por ka edhe disa emra të tjerë që lakmohen dhe janë kërkuar për një marrëveshj­e paraprake nga skuadra jonë. Nuk mohoj asnjë interesim, por nuk ka asnjë akord, qoftë dhe në parim gjer tani, për asnjë lojtar tonin dhe me asnjë skuadër. Të realizojmë objektivin këtë kampionat, pa aty janë të gjitha gjërat pozitive pastaj për çdo lojtar. Ne si klub në asnjë moment nuk kemi sjellë pengesë as e mendojmë diçka të tillë, kur vjen puna për nivele cilësore të lojtarëve tanë. Është e tepërt që të flasim tani për emra të veçantë, madje e pavend për interesimi­n e Tiranës, kur ne do të luajmë kundër tyre këtë javë. Nuk duhet ekzagjerua­r, sepse një skuadër me kaq probleme, si Apolonia, nuk ka nevojë për këto gjëra shtesë, që vetëm Tiranën e ndihmojnë. Na lini të luajmë qetë, është absurde të ngarkohemi pa qenë e nevojshme, ca më tepër ne që jemi në vend të fundit dhe përpara një ndeshjeje transferte pikërisht kundër Tiranës...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania