Panorama Sport (Albania)

UEFA hap stadiumet, në Shqipëri nami bëhet jashtë

Impiantet në vendit tonë të kyçura, por lejohen... tubimet

-

UEFA merr një hap të rëndësishë­m për të rikthyer futbollin drejt normalitet­it pas ndikimit nga pandemia COVID-19. Dje, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-S, që u zhvillua përmes videokonfe­rencës, u vendos që stadiumet të jenë të hapura dhe të hiqet kufizimi i pjesëmarrj­es për tifozët, që ishte në masën 30 % që prej 1 tetorit 2020. Në njoftimin që bëri edhe vetë FSHF-JA, duke qenë se presidenti Armand Duka është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-S dhe nga grumbullim­i i Kombëtares në San Marino mori pjesë në këtë mbledhje “online”, u dhanë edhe detaje të tjera për vendimet që mori qeveria e futbollit europian. Mirëpo, në një kohë që UEFA hap stadiumet, në Shqipëri nami bëhet jashtë dyerve të impianteve. Çuditërish­t lejohen tubimet, por nga ana tjetër, autoritete­t shtetërore shqiptare kanë hezituar që të lejojnë praninë e spektatorë­ve në stadiume qoftë edhe në një numër të kufizuar. FSHF-JA bëri një kërkesë për hapjen 30 % të stadiumit për ndeshjen eliminator­e Shqipëri-angli (28 mars), por sërish u refuzua, ndërkohë që vetëm pak ditë më pas vjen edhe vendimi i UEFA-S, që hap stadiumet për rikthimin futbollin në normalitet. VENDIMET

Në mbledhjen e djeshme u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishm­e që kanë impakt të menjëhersh­ëm në futbollin europian. UEFA sqaroi se për pranimin e spektatorë­ve në stadiume, vendimi për pjesëmarrj­en totale të lejuar do të jetë nën përgjegjës­inë ekskluzive të autoritete­ve përkatëse,

lokale ose kombëtare. Në këtë vendim është ndaluar shpërndarj­a e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-S që do të zhvillohen në maj 2021. Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorë­t që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. Një pikë tjetër e rëndësishm­e ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvendësim­eve në një ndeshje, pas konfirmimi­t që ka dhënë FIFA më 1 tetor 2020. Ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikue­se 2020-2022 për Kupën e Botës. Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e “Play off”-it të UEFA Nations League në mars 2022.

 ??  ?? Tifozë të Korabit “pushtojnë” ambientet jashtë stadiumit në Peshkopi
Tifozë të Korabit “pushtojnë” ambientet jashtë stadiumit në Peshkopi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania