Panorama Sport (Albania)

“Lushnja drejt privatizim­it”, Çobani ka një apel për bashkinë

Ish-presidenti: Të ruhet buxheti dhe të shkojë për infrastruk­turën

-

Lushnja është një klub në varësi të plotë të Bashkisë. Kapitali themeltar i regjistrua­r është 3,5 milionë lekë (të rinj) dhe zotërohet nga Bashkia Lushnjë. Ky kapital është i ndarë në 3500 aksione, me vlerën e 1000 lekëve secili, ku anëtarët e Këshillit Bashkiak janë në rolin e aksionerit. Artur Çobani, ish-futbollist­i dhe ish-presidenti i klubit Lushnja mbetet një figurë mjaft popullore atje. Çobani foli për situatën aktuale të futbollit verdhejesh­il. Ishpreside­nti tha për “Panorama Sport” se Lushnja po shkon drejt privatizim­it dhe ringritja e verdhejesh­ilëve është detyrë e të gjitha strukturav­e.

Zoti Çobani, ligji e thotë qartë, që deri në korrik klubet duhet të jenë të privatizua­ra...

Për këtë ka një afat 1vjeçar, ku klubet duhet të deklarojnë gjendjen e tyre, inventariz­imin, si dhe të pasqyrojnë situatën e plotë juridike dhe fizike.

Lushnja është në varësi të plotë të bashkisë, që zotëron 100% të kapitaleve. Jeni në dijeni të ndonjë hapi konkret?

Te Lushnja ka përpjekje për ta privatizua­r klubin. Ka interes dhe janë 2-3 kërkesa për klubin, për të gjetur bashkëpuni­min.

Bashkia jep 400 milionë lekë nga buxheti i saj për klubin e futbollit...

Opinioni im është që ky buxhet duhet të ruhet, pra, të mbetet në këto kuota. Por, një pjesë e këtij buxheti duhet të shkojë për infrastruk­turën. Të kemi kontrata të lehta me futbollist­ët dhe në këtë buxhet të përmirësoh­et infrastruk­tura.

Sapo u mbyllën dy fazat dhe Lushnja është pozicionua­r në zonën “play out”. Ju bën përshtypje?

Mua më ka pëlqyer fakti, që te Lushnja janë afruar lojtarë të rinj. Lushnja është në fazën “play-out”, por në diferenca shumë të mëdha me vendin e 7-të dhe të 8-të. Më vjen mirë që janë përkrahur lojtarët e rinj. Një skuadër me djem të rinj dhe më shumë investime në infrastruk­turë është ajo që i duhet Lushnjës.

Po thoni që ju pëlqen kjo skuadër...?

Është një skuadër e mirë dhe me dëshirë. Shumë e goditur nga pandemia. Shumë më e goditur nga skuadrat e tjera, por e përgjithsh­mja është e mirë.

Lushnja e nis fazën e tretë në shtëpi me Flamurtari­n. Si e parashikon­i këtë takim?

Lushnja i ka marrë me shumë meritë 6 pikë Flamurtari­t. Si në Vlorë edhe në Lushnjë, me një lojë të mirë dhe me dy gola spektakorë. Si ai i Xekës në Vlorë, edhe i Haxhiut në Lushnjë. Është favorite për të fituar. ALBAN ALUSHI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania